Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka përshëndetur para pak minutash miratimin nga ana e Kuvendit të Shqipërisë të protokollit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO.
“E duartrokas votimin unanim nga Kuvendi🇦🇱 të Protokollit të Anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut🇲🇰në #NATO! Prezenca e Kryetarit Xhaferi e nderoi këtë votë solemne.
Vizioni dhe vendosmëria politike për t’i hapur rrugën europiane dhe euro-atlantike vendit meriton vlerësimin më të lartë dhe mikpritjen më të ngrohtë në familjen Trans-Atlantike! Krenar për rolin kyç që luajnë shqiptarët në këto vendimmarrje jetike për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe për të gjithë rajonin!
Më të sigurtë dhe më të fortë sëbashku në NATO!🇦🇱👏🇲🇰”, shkruan Presidenti Meta në rrjetet sociale.