Presidenti i Partive Popullore Europiane Josef Daul kareaguar për situatën politike në Shqipëri. Ai shprehet i shqetësuar lidhur me situatën e demokracisë në Shqipëri. Përmes një postimi në Twitter, Daul thotë se të drejtat e opozitës në parlament duhet të respektohen.
“Jam i shqetësuar për gjendjen e demokracisë në Shqipëri. Zgjedhjet e ardhshme duhet të jenë të lira dhe të ndershme, blerja e votës është e papranueshme. Të drejtat e opozitës duhet të respekton në parlament. Duhen më shumë përpjekje për të luftuar krimin dhe korrupsionin, përfshirë edhe implementimin e ligjit të dekriminalizimit”,- shkruan ai.