Nga Kina në mediat e Lindje së Mesme, nga Spanja te mediat më të mëdha në SHBA, incidenti sot në Parlamentin shqiptar ka tërhequr vëmendjen e mbarë botës.
Lajmi është pasqyruar gjerësisht nga “Xinhua News”, “Fox News”, “Associated Press” dhe shumë agjenci të tjera mediatike.
“Ata po diskutonin mbi votimin e anëtarësimit të Maqedonisë në Nato. Kur deputeti Edi Paloka hodhi bojë nga një shishe në drejtim të kryeministrit Edi Rama. Paloka u përjashtua për 10 ditë nga parlamenti dhe një investigim ka nisur tashmë”, shkruan Fox News.
Sa për arsyet e gjestit të Palokës, mediat ndërkombëtare kujtojnë përqeshjen që Rama i bëri deputetit demokrat në seancën e shkuar.