Ngjarja e sotme në seancë plenare, ku deputeti I PD-së Edi Paloka bëri me bojë kryeministrin Edi Rama, vazhdon të jetë kryetema e ditës.
Jo vetëm për median që e ka patur gjatë ditës së sotme si kryelajm, jo vetëm qytetarët që mbushën rrjetin me meme, por edhe politika vijon ta ketë në qendër të vëmendjes.
Një prej tyre është edhe ish-ministri Ylli Manjani, I cili tashmë ironizon me reagimin e post-ngjarjes së Gardës së Republikës. Sipas institucionit që merret me ruajtjen fizike të personaliteteve shtetërore, “Deputeti Edi Paloka e sulmoi kryeministrin me solucion kimik të parapërgatitur”.
“Garda çuditi dynjanë me "solucionin kimik" në turinjtë e shefit. Këto sikur ruajnë Ali Kimikun dhe Edvin Komikun”, shkruan ish ministri Manjani në Facebook.