Në harkun e një muaji kryeministri Rama ka sulmuar tre herë radion “Zëri Amerikës”, radio shtetrore amerikane dhe radio më profesioniste në planet.
Në intervistën e tij këtë të enjte në “Real Story”, Rama u shpreh se kronikat e “Zërit të Amerikës” nuk janë Amerika.
“E para si mundet “Zëri i Amerikës” që të bëhet zëdhënës i medias në Shqipëri. Nuk kam asnjë kompleks që më sulmon “Zëri i Amerikës”. Të dyja herët i ka bërë këto lajme nga gazetarë shqiptarë. Le të jetë dhe CNN.
Herën e parë bënë një goditje skandaloze për punësimet në burgje. Ministrja e Drejtësisë iu vuri në dispozicion mijëra faqe të dokumentuara. Nuk janë fakte, janë muhabete telefonash, që mund të ngatërrosh gjithë dynjanë. Nuk mund të ngresh akuza për askënd duke u bazuar në muhabete telefonash”, shtoi më tej Kryeministri.