Një tjetër rast i rëndë abuzimi me të mitur është denoncuar sot nga dy prindër në Tiranë: vajza e tyre 14-vjeçare drogohet dhe përdhunohet nga trafikantët, të cilët kanë mbështetje të fuqishme në Polici dhe konkretisht, në komisariatin nr.1 të Tiranës.
Ish-kryeministri Sali Berisha, njesoj si në rastin e abuzimit me të miturën në Kavajë, e ka bërë publik rastin siç ia përshkruajnë prindërit e fëmijës me këtë shënim dhe akuzë ndaj shtetit: “Rrëfim tronditës i një nëne në Vjolistan! I drogojnë dhe përdhunojnë vajzën 14-vjeçare trafikantët! Narkopolicia qëndron në anën e tyre, - shkruan Berisha.- Lexoni denoncimin rrënqethës të saj!”
Përshëndetje z. Sali Berisha.
Jemi prindërit e një vajze 14-vjeçare, e cila ka me shumë se 1 vit që e kanë mashtruar disa persona dhe duke e kërcënuar; si pasojë e kërcënimeve, vajza më largohej me muaj të tërë nga shtëpia pa e ditur ku rrinte, duke e droguar dhe përdhunuar njëkohësisht shumë persona.
Kemi bërë kallëzime në Polici, në komisariatin 1 shumë herë, por kallëzimet tona binin në vesh të shurdhër, se komisariati 1 i shkruante letrat në mënyrë që Prokuroria ta mbyllte si çështje, duke i lënë të lirë përdhunuesiet, të lirë për të vepruar sërish mbi vajzën time pa patur shqetësim as nga Policia, as nga Prokuroria.
Kur bënim kallëzimin në komisariatin 1 Tiranë, u lajmëronin trafikantët nga punonjësit oficerë policie të komisariatit 1 dhe vajza vinte në shtëpi e egërsuar dhe ikte pasi na bënte presion për të tërhequr denoncimin.
Policia nuk vepronte për ndalimin e përdhunuesve dhe trafikantëve, se i mbulonte oficeri i policisë gjyqësore f.s. Ky oficeri mbrohet nga eprorët e komisariatit 1 dhe nga Prokuroria. Jemi ankuar dhe për këtë oficer policie, por është e kotë, se është i mbrojtur me fanatizëm nga eprorët e tij.
Ju faleminderit që po ju shkruajmë.
Kërkojmë një zgjidhje nga ju se komisariati 1 i Tiranës nuk i nxjerr para ligjit personat trafikantë dhe përdhunues, se janë të lidhur me prokurorinë që i mbyll çështjet.
Dhe një herë ju faleminderit. Prindi i 14 -vjeçares B.C. Me respekt GJ.C. dhe mamaja A.C.”