Kreu i PD-së Lulzim Basha thotë se shqiptarët do të vijnë të bashkuar në Tiranë ditën e nesërme. Pas deklaratës së policisë se në protestë do ketë eleentë të dhunshëm, Basha ia lë përgjegjësinë për çdo pengesë qeverisë.
Në një status në “Facebook”, Basha shkruan se përgjegjësia për cdo pengesë që i bëhet të drejtës së shqiptarëve për të protestuar do bjerë e gjitha mbi këtë qeveri.
“Shqiptarët do të vijnë të bashkuar dhe të vendosur nesër në Tiranë! 16 shkurti është dita kur një popull që është vjedhur, është tradhëtuar, është poshtëruar nga një klikë që e varfëron përditë, ngrihet të marre në dorë fatet e tij si cdo popull Europian.
Në Europë ku duam të shkojmë, kur qeveria kapet duke vjedhur, ndëshkohet qeveria, ikin hajdutët në burg! Nuk vuan populli!
Përgjegjësia për cdo pengesë që i bëhet të drejtës së shqiptarëve për të protestuar kundër pushtetit të vjedhur me votat e krimit do bjerë e gjitha mbi këtë qeveri hajdute dhe kryehajdutin e saj! Sovrani në Republikën e Shqipërisë është populli shqiptar!”, shkruan Basha.