Nga Gëzim Luca
Prej muajsh ziejnë protestat ne gjithë Shqipërinë. Disa protestojnë për varfërinë e tyre, grupe te tjera për çmimin e naftës, energjisë elektrike e ujit, gupe biznesesh te vogla e te mesme për taksat e tarifat qe vetëm janë rritur nga Rama kryeministër, fermerë e blegtorë protestojnë për rënien e te ardhurave te tyre, protestohet për papunësinë dhe rrënimin ekonomik, e protesta te gjithfarë lloji, por vetëm me një kontekst: -Largimin me çdo kusht te këtij kryeministri. Do ishte pa vend te protestohej nëse Rama kryeministër do punonte sa te mundte me një ekip te përgjegjshëm qeverisës, por faktet janë krejt tjetër. Kemi, një kryeministër te kapur nga krimi i organizuar dhe një grup oligarkësh te babëzitur te cilët nuk e lënë as te qeverinë shqiptaret, as te punoje për te jua bere jetën shqiptareve me te lehte për te jetuar. E kundërta po ndodh, shqiptaret po largohen nga vendi nga sytë këmbët, ne vende ku te paktën kane te siguruar mbijetesën e vete e te familjareve te tyre. Kështu shpresat e shqiptareve se do behet me mire janë shuar. Rama është kryeministri i rrënimit të Shqipërisë. Negociatat për ne Bashkimin e Europian me këtë kryeministër është e sigurte qe nuk çelen, kështu ne këtë moment shqiptareve po u vjen rasti qe te protestojnë me 16 shkurt e ne vazhdim për te larguar këtë kryeministër dhe vendit ti hapet një horizont i ri drejt BE-se dhe prosperitetit. A i lexon siç duhet Rama këto mesazhe qofte nga opozita dhe ndërkombëtarët?
A do te jete i gatshëm qe te lejoje këtë vend drejt prosperitetit, apo do te mundohet me thonj te ruaj karrigen dhe pasurinë e vene padrejtësisht? Mbase nesër do jete vone për te. Nuk mban me ujë pilafi thotë populli, domethënë se minutat dhe orët e tij janë te numëruara. Mbetet qe me një qeveri me detyra te qarta integrimi, reforme zgjedhore, garantim i zgjedhjeve te lira e ndershme te ecet përpara. Kjo besoj unë është edhe misioni i popullit protestues. Orët dhe tiktaket e fundit për këtë kryeministër po mbarojnë. Protestoj ne 16 SHURT e ne vazhdim.