Të gjithë në Mynih të Gjermanisë, përveç Edi Ramës

Premte, 15 February 2019 22:42

Jo vetëm që nuk po realizon takime në kancelaritë e Evropës, por kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbetur edhe jashtë konferencave të rëndësishme ndërkombëtare.

Pothuajse të gjithë liderët e rajonit ndodhen aktualisht në Mynih të Gjermanisë ku po marrin pjesë në Konferencën e Sigurisë. Mediat raportojnë se Kosova përfaqësohet në konferencë nga Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçi; Serbia nga presidenti Aleksandar Vuçiç; Maqedonia nga kryeministri Zoran Zaev; Greqia nga kryeministri Aleksis Tsipras; Kroacia nga kryeministri Andrej Plenković; Rumania nga presidenti Klaus Iohannis.

Të gjithë liderët e sipërpërmendur janë të ftuar në panele diskutimi me homologët e tyre të Evropës. Ndërkohë që në Mynih ndodhet edhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, por sipas agjendës, ai nuk do të jetë i pranishëm në asnjë panel për të diskutuar.

Të pranishëm do të jenë gjithashtu: Angela Merkel (Gjermani); Mike Pence (SHBA); Sergei Lavrov (Rusi); Jean-Yves Le Drian (Francë); Joe Biden (SHBA); Mohammad Javad Zarif (Iran); Abdel Fatah al-Sisi (Egjipt); Sauli Niinistö (Finland); Petro Poroshenko (Ukrainë); Tarō Kōno (Japoni); Chrystia Freeland (Kanada); Federica Mogherini (BE), etj.

Përveç mungesës së një ftese në Konferencën e Mynihut, kryeministri Rama nuk ishte i pranishëm as në Konferencën e Davosit, në Zvicër, e cila u organizua pak javë më parë. Atje, presidenti i Serbisë, Vuçiç, pati mundësinë të takohej me shumë homologë, përfshirë kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel.

Bojkoti që po përjeton kryeministri Edi Rama në Evropë po penalizon gjithnjë e më shumë Shqipërinë, e cila kërkon në qershor hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian. Tirana ka mbetur gjithashtu mbrapa fqinjve të saj, që po përfaqësohen dhe po flasin në konferencat më të rëndësishme ndërkombëtare.

 

Modifikuar më Premte, 15 February 2019 22:14
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...