Kryemadhi: Nesër do përballen dy botë, krimi me integrimin

Premte, 15 February 2019 20:39

Edhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka ftuar qytetarët e Tiranës ti bashkohen protestës së opozitës ditën e shtunë.

Në një takim me strukturat e partisë në Laprakë, Kryemadhi tha se Rama nga frika e protestës i ka bllokuar rrugët.

Ajo shtoi se drejtuesit e opozitës do të jenë para Kryeministrisë si qytetarë dhe populli do ta heqë Ramën nga karrigia.

Kryemadhi: Ne kemi mbetur peng i një njeriu i cili karrigen e vet nuk e lëshon se ka frikë nga drejtësia, revolta popullore, humbja e pushtetit në PS dhe qeverinë e tij. Ne sot kemi nevojë për një vend dhe një qeveri që kujdeset për qytetarët e saj, ai njeriu ka ikur që dje por ne duhet t'ia bëjmë të qartë se ikja e tij nuk mund të mbajë peng të ardhmen e të rinjve shqiptarë, të ardhmen e fëmijëve të shqiptarëve. Protesta e nesërme është protesta për ti dhënë një mësim të mirë politikës dhe politikanëve, këtu dhe unë brenda tyre, që populli të vendos në karrige, populli të heq nga karrigia.

Prandaj 16 shkurti ka rëndësinë e madhe historike për ta ndarë njëherë e përgjithmonë Shqipërinë nga tranzicioni, nga e kaluara, për ta futur në rrugën e integrimit europian. Frika e protestës së nesërme i ka bërë që të bllokojnë rrugë, autobusa, të kërcënojnë shoferë, por nuk kanë bërë llogarinë më të vogël që e gjithë Tirana do të jetë nesër në bulevard dhe do të vërshojë, e gjithë Tirana nuk ka nevojë as për autobusë, as për furgona dhe as për makina.

Modifikuar më Premte, 15 February 2019 20:58
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...