Konfirmohet denoncimi i Xhemal Gjunkshit/Nga Dibra janë penguar furgonët të nisen drejt Tiranës

Saturday, 16 February 2019 09:02

Sic dhe kishte denoncuar dje, sot është konfirmuar gjithcka nga konstatimi I deputetit të PD, Xhemal Gjunkshi ku me urdhër eshtë ndaluar nisja e furgonëve drejt Tiranës të cilët do të mbusheshin me qytetarë për të ardhur në protestën e opozitës.  

Denoncimi i Xhemal Gjunkshit

Ky është sheshi ku nisen furgonët në qytetin e Peshkopisë drejt Tiranës. Në terminal gjenden vetëm dy furgonë që kanë qëndruar aty për gjatë gjithë natës pa lëvizur. Siç shihen nuk ka as shoferë dhe as dyer të hapura , që tregojnë se ato nuk nisen. Që nga ora 4:30 e mëngjesit nga Dibra është nisur vetëm një furgon drejt Durrësit ndërsa furgonët dhe minibusët e linjës nuk kanë dalë fare në terminal , duke u mohuar shërbimin qindra qytetarëve Dibranë .
Mohimi i shërbimit ndaj qytetarëve jo vetëm atyre që do shkonin në protestë , por edhe qindra të tjerëve që lëvizin për hallet e tyre ,në një shtet normal ku funksionon demokracia duhet të shërbejë si preçedent për të marrë masë kundrejt kompanisë së transportit .
I bëjmë thirrje Ministrisë , që të rishikojë marrëveshjen me shoqërinë e transportit Ariu-Ariu një kompani ordinere, që mashtroi Bashkinë dhe përfitoi 210 milionë lekë , që po mashtron çdo ditë shoferët duke u marrë nga 500 mijë lekë në muaj dhe në fund nuk paguan sigurime fare ose i paguan ato kolektive .
Bëmat e tij nuk kanë të sosur dhe tani na hiqet si "bej" dhe nuk ofron edhe shërbimin a thua se ky është pronar i Dibrës.
Dibrën dhe Dibranët nuk i nënshtroi dot regjimi diktatorial , dhe jo Edi Rama me neo/diktaturën e re e zënë pebg nga falangat e krimit , apo njerëz ordinerë si ky .

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...