Nishani reagon për arrestimet: Policë apo gangsterë? Ja apeli për ambasadorët …

Saturday, 16 February 2019 21:06

Kreu i Këshillit Kombëtar të PD, ish-presidenti Bujar Nishani ka reaguar me shumë forcë ndaj dhunimit që policia po u bën qytetarëve që protestuan sot në Tiranë.

Ai është referuar arrestimit të Florenc Hoxhës, ku policia ka përdorur dhunë e grushta gjatë ndalimit të tij.

Nishani shkruan se “këta banditë nuk do mund të kishin këtë kurajo prej nazistësh nëse një Kryegangsterr nuk do të kishte uzurpuar zyrën e Qeverisë pikërisht me ndihmën e këtyre tipave.”.


Ai u është drejtuar edhe ambasadorëve të huaj duke u thënë: Këta janë partnerët tuaj në Shqipëri.

Ja reagimi i plotë i Bujar Nishanit:

Një grup kapuçonës të zinj, ja si e përdorin emrin, forcën, pushtetin e shtetit tek godasin me grushta një person që thonë se po e shoqërojnë në polici.

Këta banditë nuk do mund të kishin këtë kurajo prej nazistësh nëse një Kryegangsterr nuk do të kishte uzurpuar zyrën e Qeverisë pikërisht me ndihmën e këtyre tipave.

Nëse opozita nuk kërkon hetimin e këtyre gangsterrëve dhe urdhërdhënësve të tyre është në bashkëfajsi.

Zotërinj ambasador të huaj, ja këta janë partnerët tuaj në Shqipëri.

Uragani popullor i shqiptarëve nuk trembet dot, Jo !

Login to post comments