Shkuan për të mbështetur protestuesit e arrestuar, Noka: Gjetëm policët duke pirë si kafshët te ferma e Xhorxh Orwellit

Saturday, 16 February 2019 21:59

Disa deputetë të Partisë Demokratike, kanë hyrë me forcë në drejtorinë e Policisë së Tiranës, pas refuzimit për të zhvilluar një takim me drejtorin e kësaj policie.

Deputeti demokrat, Flamur Noka tha sepse pas pritjes për një orë, deputetët e opozitës hynë me forcë në katin e dytë të drejtorisë së policisë duke gjetur kupolën drejtuese sipas tij, "si derra të zhgërryer në uiski".

Noka: Jeni dëshmitarë se si u soll kupola e policisë. Ne menduam se kishin punë. Kur u ngjitëm, pasi kishim çuar njoftim zyrtar dhe nuk denjoi të kthente përgjigje, u ngjitëm sipër çfarë gjetëm? Kupola e policisë u gjet si një tufë derrash duke festuar me uiski. Kemi pamje filmike. Kemi pamje filmike se si janë dhunuar protestuesit, sikur të ishin killera. Numri i të arrestuarve është afërsisht 7 qytetarë. Nuk kanë asnjë fakt sepse nuk ka patur dhunë. Sot u zhvillua protesta më e madhe qytetare. Thjesht ka pasur shfryrje të zemërimit ndaj një perversiteti që Edi Rama ia ka ngjitur Kryeministrisë. Ishin mbledhur atje si tek "Ferma" e Xhorxh Oruell, si derra të zhgërryer në uiski dhe redbull.

Pak momente më herët, deputeti tjetër demokrat, Enkelejd Alibeaj tha shkurt për mikrofonin e Ora News, se prisnin të zhvillonin një takim me drejtorin e policisë.

Alibeaj: Do kërkojmë takim me drejtorin e policisë. Numri i të shoqëruarve, arrestuarve, arsyet. 

Deri më tani, nuk ka urdhër-arreste por vetëm shoqërimeve. Përveç në Tiranë, protestues të opozitës po shoqërohen edhe në rrethe.

Modifikuar më Saturday, 16 February 2019 23:08
Login to post comments