Takimi historik që "vulosi" Pavarësinë e Kosovës

Diel, 17 February 2019 18:28

Kosova festoon 11-vjetorin e Pavarësisë së saj. Një date dhe ditë historike që I solli shqiptarëve larine e munguar prej shekujsh.

Nuk ka dyshime se 17 Shkurti I 2008-ës erdhi si pasojë e luftës të pandalshme dhe heroike të familjes Jashari, komandantit legjendar Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Agim Ramadani. E luftëtarëve nga Shqipëria, Indrit Cara, Tahir Sinani etj. Si pasojë e punës dhe luftës së shqiptarëve në mbarë botën.

 Por kurrësesi nuk duhet harruar një moment kyç në pavarësimin e Kosovës: data 10 qershor 2007.

Në këtë datë, një president amerikan në detyrë vizitonte për herë Shqipërinë, ku ndër të tjera një temë shumë e rëndësishme të takimit të tij me kryeministrin e asaj kohe, Sali Berisha, ishte edhe çështja e Kosovës.

Siç kujton vetë Berisha, para se të fliste me presidentin e 43-të të SHBA-ve, George W. Bush, ai kishte folur edhe me të atin e tij, presidentin Bush plakun, tashmë I ndjerë, lidhur me Kosovën

“Gjatë takimit me babain e George Bush biseda është filluar jo me Shqipërinë por me Kosovën. Ai mori një atlas ku u ul dhe pastaj më tha më fol pak tani për Kosovës dhe hapi atlasin dhe gjeti Kosovën në hartë”, kujton Berisha.

 

Ndërsa lidhur me takimin me djalin e tij president në Tiranë, ish-kryeministri kujton: “Bush mu drejtua haptaz duke më thënë si mendon, kur mendon ti për pavarësinë e Kosovës. Unë i thashë se vetëm pavarësia është zgjidhja dhe ja shpjegova. Pastaj mu kthye dhe më tha: kur thua ti’ Kur më tha kur thua ti, ç’është e vërteta anëtarët e delegacionit të tij u shtangën dhe po më shihnin…”.

Ndërsa vetë presidenti Bush do të ishte shumë I prerë në qëndrimin e tij: “Ne besojmë se Kosova do të jetë e pavarur. Mjaft është mjaft. Ky është qendrimi im! Ky është një qendrim i prerë dhe i fortë”.

Pra ky takim, përveç se vendosi anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, vulosi edhe Pavarësinë e Kosovës.

Modifikuar më Diel, 17 February 2019 18:29
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...