Djegia e mandateve, PD dhe LSI mbledhin grupet parlamentare

Hënë, 18 February 2019 08:44

Partia Demokratike do të mbledhë në orën 10 grupin parlamentar për të diskutuar mbi propozimin e një dite më parë të kryetarit të kësaj partie Lulzim Basha për dorëzimin e mandateve të deputetëve.

Pas PD, edhe Lëvizja Socialiste për Integrim do të ketë mbledhje grupi në orën 13 pikërisht për këtë çështje.

Deri tani nga LSI nuk ka pasur asnjë qëndrim. Në një status në Facebook, Kryemadhi dje shkruante se "beteja kundër Ramës dhe bandave të krimit vazhdon. Nuk ka parë gjë akoma!"

Por në asnjë moment nuk përmendi mandatet.

Propozimin për dorëzimin e mandateve, Basha e artikuloi në një konferencë të posaçme për mediat, 24 orë pas protestës masive në sheshin para Kryeministrisë.

Basha tha se ka lexuar mesazhin e protestuesve, Partia Demokratike ka ezauruar të gjitha rrugët institucionale dhe nuk mund të jetë më fasadë në parlament.

Basha përsëriti thirrjen për qeveri tranzitore dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Modifikuar më Hënë, 18 February 2019 08:51
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...