Ish-ministri Manjani sfidon Ramën: Nëse je i sigurt se fiton, bëj zgjedhje

Hënë, 18 February 2019 12:03

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani i përgjigjet deklaratave të kryeministrit Edi Rama se opozita dëmtoi imazhin e vendit me protestën e së shtunës, duke iu referuar lajmeve në mediat ndërkombëtare.

Ai thotë se shkelja e Kushtetutës dhe e ligjit nga qeveria e dëmton më shumë vendin sesa shkulja e kauçukut duke i numëruar dhe akuza të tjera maxhorancës.

Ndërkohë Manjani sfidon Ramën, duke i thënë se nëse është i sigurt se fiton zgjedhjet le të shpërndajë parlamentin dhe të bëjë zgjedhje.

Postimi i plotë i Manjanit:

Mbi shqetësimin për imazhin e vendit. Imazhi i vendit nuk dëmtohet kur protestohet kundër qeverisë, por kur qeveria gënjen sa herë flet në emër të tij (vendit).

Shkelja e Kushtetutës dhe ligjit nga qeveria e dëmton shumë më rëndë vendin dhe imazhin e tij, sesa shkulja e kauçukut të vendosur në mënyrë të PALIGJSHME.

Imazhin vendit ia shkatërroi trafiku shtetëror i drogës e jo opozita që me gjithë defektet e saj të paktën ishte e mbetet kundër këtij trafiku.

Imazhin vendit ia dëmton pa dyshim përzënia masive e njerëzve nga vendi i tyre.

Vjedhja e zgjedhjeve dhe e mandateve, bën që kryeministër të jetë dikush me vetëm 48% të votës popullore. Pra kryeministër i pakicës që ka shumicë të vjedhur.

Me në fund, po e përsëris: në është kaq i sigurt se i fiton zgjedhjet, le ta shpërndajë Parlamentin dhe ta konfirmojë me zgjedhje atë që thotë. Përndryshe i ka llafe halli…

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...