"Djegia e mandateve, vendimin e morën qytetarët"

Hënë, 18 February 2019 14:28

Deputeti i PD-së Flamur Noka ka deklaruar se vendimi i marrë sot nga Grupi parlamentar i PD për djegien e mandateve është vendimi kryesor dhe gjithçka që e pason atë tani është vetëm formalitet. Po ashtu, Noka i jep edhe një përgjigje të qartë dyshimit se pas kësaj, kreu i qeverisë Edi Rama do të tentojë të blejë kandidatët në pritje në listat e PD-së, për të mbushur vendet bosh të deputetëve që do të djegin mandatet e lënë parlamentin. Në një intervistë me gazetarin e Syri.net, Ermal Rizaj, deputeti demokrat shprehet:

  1. Noka, çfarë pritet tashmë pas vendimit për djegien e mandateve?

Finalizimi i vendimeve politike është një akt thjesht formal, sot ishte vendimi kryesor. Dorëheqja apo djegia e mandateve është akt vullnetar dhe individual i deputetëve. Sot të gjithë deputetët e PD në unison me zërin e qytetarëve në datë 16 vendosën që për të mbrojtur demokracinë, për të mbrojtur shqipërinë ne nuk mund të bëhemi fasadë e kkrimti të organizuar, bandave dhe drogës por ne do të djegim mandatet.

Djegia e mandateve nga ju i hap rrugën që në Kuvend, karrigen t’i zënë edhe të tjerë që ndodhen në listë pas deputetëve të PD-së. Mendoni se z. Rama mund të blejë disa përfaqësues të PD që të ulen në parlament?

Zoti Rama është i lirë me paratë e krimit dhe drogës të blejë gjithçka. Ka blerë votat, ka blerë zgjedhjet...

Ju e keni këtë frikë?

Ne nuk kemi asnjë merak. Ne jemi votuar, jemi mandatuar për të përfaqësuar qytetarët. Qytetarët më datë 16 na e hoqën këtë mandat në këtë pushtet ndaj ne nuk mund të mbajmë më mandat deputeti. Kushdo që mund ta mendojë se mund të mbajë mandat deputeti jashtë vullnetit të qytetarëve është çështje e tij....Rama mund të bëjë ç’të dojë, mund të blejë kë të dojë, por vullnetin e popullit nuk do të lejojmë ta blejë më./ar.sh/SYRI.NET

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...