Shehu: Djegia e mandateve, domosdoshmëri, vendi në dorë të krimit

Hënë, 18 February 2019 18:38

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu tha se vendimi i sotëm për djegien e mandateve nuk është një sakrificë e deputetëve demokratë, por një zgjidhje politike për situatën tragjike ku ndodhet vendi.

"Dua të them se sot i gjithë grupi parlamentar i PD, mbështeti propozimin e kryetarit, zt.Basha për të shpallur djegien e mandateve të deputetëve të Partisë Demokratike. Ky propozim gjeti përkrahjen edhe të aleatëve tanë.

Një vendim i tillë nuk është i lehtë dhe i gëzueshëm, por i domosdoshëm konform situatës alarmante që kalon vendi. Konform një vendi që po merret në dorë nga krimi dhe ku kërkohet të ndryshohet linja e ecjes së tij drejt Perëndimit, drejt një linje tjetër që askush nuk e ka dëshiruar kurrë, tha ai në Ora News.

Unë nuk e konsideroj këtë një vetësakrificë që bënë deputetët e PD-së. Tregon një përgjigje politike të qartë dhe të prerë ndaj problemeve të situatës tragjike ku është vendi ynë sot për të rivendosur votën e lirë të shqiptarëve",

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...