Luçiano Boçi: Djegia e mandateve, askush nuk na i merr

Tuesday, 19 February 2019 11:30

Kanë nisur procedurat për djegien e mandateve të opozitës. Ku sipas Kodit Zgjedhor në rast se një deputet vendos të djegë mandatin e tij, automatikisht i kalon deputetit që e ndjekë në listë. Por, deputeti i PD, Luçiano Boçi ka sqaruar se mandatin e tij nuk do ta marrë askush.

"Mandati nuk është person por vullnet politik i zgjedhësit dhe shpreh ide për vizione politike. Kur vullneti është i  deformuar, ai nuk ka as vlerë dhe as emër, as parti. Ai digjet sepse ka djegur demokracinë, parlamentarizmin, të ardhmen. Pas djegies vjen hiri. E pas tij dëshira e përkushtimi për të ndërtuar jetën dhe të mirën".

Reagimi i plotë i Boçit:

Ka shumë debat se si shkon puna me mandatet që janë në lista.

Një debat shterpë që stimulohet kinse nga ato që duan të mbajnë me gajret njerëzit e të gënjejnë demokracinë.

Mandati nuk është person. Ai digjet sepse ka djegur demokracinë, parlamentarizmin, të ardhmen

Mandati është vullnet politik i zgjedhësit dhe shpreh mbështetje për ide e vizione politike.

Kur vullneti është i deformuar, për shkak të grabitjes, vjedhjes, blerjes ai nuk ka vlerë. Nuk ka as emër e as parti më. Ai digjet sepse ka djegur demokracinë, parlamentarizmin, të ardhmen.

Pas djegies vjen hiri. E pas tij dëshira e përkushtimi për të ndërtuar jetën dhe të mirën.

Kufomat politike që varen sot në mandate të deformuara, që ecin somnambul e që kafshojnë ç’të gjejnë përpara, janë zombit e fundit të epokës parapolitike që po kalojmë.

Gremina është destinacioni i paracaktuar i tyre.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...