Zbulohet skema, si u pasurua me 550 milionë lekë Elisa Spiropali, burri dhe vëllai i saj

Tuesday, 19 February 2019 13:04

Hije skandali përfshijnë ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali. Kjo sipas disa dokumentave publikuar në media, e konkretisht nga Bold News, ku sipas denoncimit bashkëshorti i Elisa Spiropalit, i ka dhënë vëllait të gruas, pra kunatit të tij tendera me vlerë 350 mijë dollarë.

Një trekëndësh biznesi ndërmjet Salarjon Totaj (bashkëshorti i Spiropalit), Enkli Spiropalit (vëllai i Spiropalit) dhe Marjus Memushajt (krushku i Spiropalit) ka shënuar ndoshta një prej skemave më arbitrare të konfliktit të interesit shkruan Bold News duke theksuar se paktën 350 mijë dollarë është shifra e përfitimeve që ka realizuar ky trekëndësh.

Denoncimi u bë edhe para pak minutash nga selia blu përmes deputetes së PD Jorida Tabaku e cila kërkoi hetim për këtë rast.

'Kompania u ndërtua më 9 shtator në një njëtëtn ditë kur u krijua edhe qeveria Rama. Engli Spiropali krijoi një kompani që e quajti Solomon me qendër në fier me kapital 1 milion lekë fitoi tenderin e parë në 27 mars të 2014.

Bamirësi ishte kunati i tij, bashëshorti i Elisa Spiropalit. Për të fshehur gjurmët vëllai i saj e shiti kompaninë pak ditë më vone  brenda familjes të, kushëririt të  bashkërshorit’, tha Tabaku.

Mirëpo, Spiropali ka hedhur poshtë këto akuza duke pohuar se do e çojë në gjykatë median që ka shpifur. E kontaktuar nga newsbomb.al, ministrja e shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin ka pohuar se vëllai i saj e ka shitur kompaninë dhe nuk ka asnjë lidhje me personin i cili e ka blerë. Ajo e cilëson si tërësisht të pavërtetë, denoncimin sipas të cilit kompania e vëllait të Spiropalit ka fituar një tender, e të tjerët me pas i ka fituar personi të cilit ai i ka shitur kompaninë.

Modifikuar më Tuesday, 19 February 2019 13:07
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...