Në 6 vjet Rama nuk ka realizuar asnjë punë publike

E mërkurë, 20 February 2019 08:41

Në 6 vitet e fundit dhe që përkojnë me qeverisjen e Edi Ramës, Shqipëria ka konsumuar vetëm politikë dhe propagandë. Asnjë investim publik nuk kanë parë shqiptarët në këto 6 vite, përjashto vetëm projektin e vjedhjes dhe pastrimit të parave , projektin e  rilindjes Urbane ku Rama zgjodhi bashkitë e qeverisura nga të majtët për të pastruar paratë e ardhura nga aktivitetet kriminale.

 Asnjë investim publik, asnjë metër rruge, asnjë shkollë e re, asnjë vend pune ne 6 vjet. Rama nuk u tregon dot shqiptarëve asnjë  bilanc .

Në 6 vjet qeveria Rama ka përfituar vetëm nga investimet e huaja të sjella në Shqipëri gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike, mes të cilëve Gazsjellësi TransAdriatik-TAP dhe Hidrocentrali i Devollit.

Njësoj si FMN, Banka Botërore dhe Komisioni Europian, Banka e Shqipërisë raporton se Shqipëria rrezikon thatësirën e investimeve, kur  të përfundojnë dy projektet e mëdha, Gazsjellësi TransAdriatik dhe Hidrocentrali i Devollit i kompanisë Statcraft.

Pavarësisht se ska investime, tendera ka patur boll. Nëse i referohemi vetëm një viti, atij 2017,  janë shpallur 8675 tendera me një vlerë totale prej 925 miliard lekësh (694 mln euro) që është një vlerë e barabartë me 31% të vlerës totale të tenderave në katër vjet. Nga totali i tepsisë së parave publike të keqpërdorura nga qeveria Rama llogaritet se 30% e tenderave apo 85.5 miliardë lekë (65.5 milion euro) janë shpërndarë pa pasur një garë sikundër ligji e kërkon. Nga tepsia e tenderave, qeveria u ka dhënë oligarkëve 540 tendera që i kanë kushtuar buxhetit të shtetit 50.5 miliardë lekë (37.8 milion euro).

Rreth 30% e pjesëmarrësve në garat e tenderave kanë qenë të vetëm, duke dëshmuar paracaktimin e fituesit apo kushte të vështira për të përjashtuar palë të treta. Në 1281 ose 26% të procedurave të prokurimit është kualifikuar si fituese oferta më e lartë por nëse do të zbatohej ligji dhe do të fitonte oferta më e ulët, do te kurseheshin 55.2 miliardë lekë (41.4 milion euro) ose 6% e vlerës total të prokuruar për vitin 2017. 55.2 miliardë lekë (41.4 milion euro) është fondi i nevojshëm për mirëmbajtjen e të gjithë rrugëve në Shqipëri, por qeveria vendos që të shpërdorojë paratë publike për oligarkët e të lërë “rrugët rrugëve”.

Prokurimet publike janë dëshmi e qartë e dështimit të turpshëm dhe vjedhjes së hapur që një qeveri e korruptuar ka prodhuar nga shtatori i vitit 2013 e deri më sot.

Modifikuar më E mërkurë, 20 February 2019 08:42
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...