Fevziu: Parlamenti mund të mbushet me 140 deputetë, por nuk janë opozita

Tuesday, 19 February 2019 21:20

Gazetari Blendi Fevziu i ftuar në "Tempora" nga Sonila Meço në Ora News, tha se rasti i djegies së mandateve është unikal jo vetëm në Shqipëri, ndërsa shtoi se Parlamenti mund të mbushet me 140 deputetë, por ata nuk janë opozita.

Fevziu: Këtu po flasim për vendim politik dhe jo akte individuale të deputetëve. Është një vendim unanim për të refuzuar mandatet. A është një vendim i mirë? Ky është një vendim i parë që ndodh në Shqipëri dhe është unikal. Me sa di unë nuk ka ndodhur as në vende të tjera të botës. Mund të qëndrojë Lefter Koka. Mund të ketë të tjerë të listës së PD-së që mund të hyjnë. Mund të ketë individë që bëjnë llogari pragmatiste. Ky nuk është përfaqësimi i opozitës, por i një individi. Parlamenti mund të mbushet me 140 deputetë, por kjo nuk është opozita. Nuk kam pikë dyshimi që ndërkombëtarët do të jenë agresiv. Ndërkombëtarët e kanë presionin derisa mban dhe në fund fare duan të zgjidhin ngërçin. Nëse e shohin që opozita është e vendosur dhe ka mbështetje popullore. Nëse ata shohin që opozita është e unifikuar, atëherë do të hyjnë të negociojnë një zgjidhje. Goditjen e parë e marrin partitë që tentojnë ta krijojnë krizën. Kjo ka ndodhur edhe në '96-'97.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...