Opozita do të protestojë sot para Kuvendit, protesta e dytë radhazi kjo pas tubimit masiv të 16 shkurtit para Kryeministrisë. Një ditë më parë deputetët e opozitës firmosën formularin për lënien e mandateve parlamentare.
Ora News do të përcjellë live në youtube dhe facebook gjithë protestën
Ora 09:34: Banorët e Astirit po marshojnë drejt Parlamentit, ndërkohë Monika Kryemadhi është nisur nga selia e LSI-së për tiu bashkuar protestuesve.
Ora 09: 18- Policia vendoset kordon para Kuvendit
Policia eshte vendosur kordon para Kuvendit nderkohe qe nga rrethet jane nisur me autobuse dhe makina private mbeshtetes te opozitës.
Ne proteste do te jenë edhe banorët e Astirit "O do rrimë në liri ose të ikim. Ose të ikë ky njeri ose shqiptarët" tha një protestues për Ora News.
Forca të shumta policie janë vendosur param parlamentit por dhe pranë tij
Para Kuvendit gjithçka është gati, forcat e policisë janë vendosur në pozicionet e tyre. Gazetarët janë pajisur me maska gazi, çka lë të kuptohet se do të ketë përdorim të tij nga policia për shpërndarjen e protestuesve ashtu si në 16 shkurt.
Ora 08:56 Ambasada e SHBA me mesazh për protestuesit dhe policinë: Refuzoni dhunën
Para nisjes së protestës së opozitës para Kuvendit, Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka dalë me një mesazh për qytetarët që do të bëhen pjesë e saj që të vetëpërmbahen dhe të shmangin aktet e dhunës.
Në një postim në faqen zyrtare në fb, Ambasada e SHBA shkruan:
"Shtetet e Bashkuara nxisin të gjithë pjesmarrësit në protestën e sotme që të ushtrojnë paqësisht të drejtën e tyre për t’u mbledhur dhe të refuzojnë dhunën, si dhe iu bëjnë thirrje qeverisë dhe forcave të sigurisë që të tregohen të përmbajtur".
Ora 07:00 Prej orëve të mëngjesit dhjetëra qytetarë nga rrethet janë nisur drejt Tiranës.
Blindohet Kuvendi, mbi 1000 policë në terren
Mësohet se mbi 1000 forca policie do të angazhohen në mbarëvajtjen e kësaj proteste.
Shpërndarja e uniformave blu pritet të jetë e ngjashme me protestën e së shtunës. Përballë protestuesve me një kordon që do të jetë përgjatë gjithë rrethimit të Parlamentit do të jenë punonjësit e rendit, ndërsa forcat Shqiponja dhe FNSH do të jenë në gatishmëri në bulevardin “Zhan Dark” dhe brenda rrethimit të xhamisë së Namazgjasë.
Në gatishmëri pranë godinës së Parlamentit do të jenë edhe Garda e Republikës, e cila në rast se nga ana e protestuesve do të ketë tentativa për të hyrë në Parlament dhe për të berë akte dhune do të përdorë gaz lotsjellës.
Në gatishmëri pranë ambienteve të Parlamentit do të jenë dhe zjarrfikëset dhe ambulancat.
Kufizime për qarkullimin rrugor do të ketë tek “Xhorxh Bush” dhe pjesërisht në bulevardin “Zhan Dark”.
Autobusët, ashtu si protestën e shkuar, nuk do të lejohen në qytet.
Të ardhurit nga veriu do ndalojnë tek “Asllan Rusi”, kurse të ardhurit nga Jugut tek Ekonomiku.