Opozita do të protestojë sot para Kuvendit, protesta e dytë radhazi kjo pas tubimit masiv të 16 shkurtit para Kryeministrisë. Një ditë më parë deputetët e opozitës firmosën formularin për lënien e mandateve parlamentare.
Ora News do të përcjellë live në youtube dhe facebook gjithë protestën
Ora 10: 46 "Mandati ynë është i juaji" deklarojne të gjithë deputetët e opozitës dhe thërrasin: Rama ik!
Nderkohe Basha duke iu bashkuar protestes u shpreh: Shqipëria do të ketë një të ardhme dhe kjo nuk do i takojë kriminelëve, e Dakove, Habilajve, Bajrave, por e ardhmja e qytetarëve të ndershëm. Sot bëjmë realitet djegien e mandateve ti bindemi urdhrit të sovranit ëpr të mos qenë fasadë e një kuvendi të kapur nga krimi. Beteja do vijojë derisa të kthehet legjitimeti. Dita e sotme, është ditë shprese.
Ora 10:16 Vijon grumbullimi i protestues para parlamentit. Ata bëjnë thirrje "Rama ik!" dhe kanë pankarta në duar ku shkruhet kundër Edi Ramës.
Në studion e Ora News, Dritan Hila zbuloi se edhe deputetët Genc Pollo, Grida Duma, Halim Kosova, Romeo Gurakuqi e kanë pritur pa entiziazëm por i janë bashkuar vendimit të PD-së
Ora 10:02 Protestuesit ndezin qirinj dhe vendosin lule para kordonit policor nderkohe qe Berisha mberriti ne seline PD.