Ndërkohë që ka nisur tashmë protesta e opozitës, që ka mbledhur shqiptarët para Kuvendit, kryeministri Edi Rama është parë të futet në ambientet e kryesisë së Kuvendit.
Kryeministri Rama ka nisur një takim me kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi. Nuk ka ende detaje lidhur me qëllimin e këtij takimi mes Ramës dhe kryeparlamentarit Ruçi.
Vetëm dje, Ruçi njoftoi ne një takim live me mediat, anulimin e seancës se sotme plenare duke dhënë edhe arsyet e këtij vendimi.