Basha, ndërkombëtarëve: Mos më kërkoni të pranoj për popullin tim atë që nuk do të pranonit kurrë për popullin tuaj

E Enjte, 21 February 2019 11:53

Kreu i PD-së, Lulzim Basha e ka nisur fjalën e tij para protestuesve të mbledhur para Kuvendit, me një mesazh të fortë për ndërkombëtarët, SHBA dhe BE.

 “Sytë e Evropës dhe të botës demokratike dhe demokracisë më të madhe të botës, SHBA janë te ky sheh dhe nga ky sheh ju them ne kërkojmë për shqiptarët vlerat dhe parimet që keni për popujt tuaj, Basha do të jetë në krahun tuaj në këtë betejë se besoj te demokracia evropiane, te demokracia amerikane, tek zgjedhjet e lira e të ndershme, te shteti i së drejtës që con kriminelët dhe të korruptuarit para burgut, besoj te balancimi i pushteteve, te liria, demokracia dhe mundësi për cdo shqiptar dhe e di që njësoj si unë qytetari Lulzim Basha besojnë të gjithë qytetarët e ndershëm të Shqipërisë, u them atyre këtë mesazh të parë, ne nuk jemi popull i dhunës, por i lirisë, demokracisë”- tha Basha.

Me tej Basha theksoi prere: Mos më kërkoni kurrë të pranojë për popullin tim atë që nuk do të pranonit kurrë për popullin tuaj, nuk do të pranojë kurrë që kushtetuta të kthehet në letër higjienike nga një kriminel që përfaqëson më të zezat.

Login to post comments