Basha del nga Kryesia e Kuvendit, opozita dorëzon mandatet e deputetëve

E Enjte, 21 February 2019 12:43

Përfaqësues të opozitës së bashkuar kanë dorëzuar zyrtarisht mandatet e deputetëve.

Një ditë pasi firmosën ‘djegien’ e tyre, tashmë opozita ka përmbushur edhe aktin final, atë të dorëzimit në Kryesinë e Kuvendit.

Pak minuta më parë, kreu i PD, Lulzim Basha e përfaqësues të tjerë të PD, bashkë me ata të LSI kanë dalë nga Kryesia, ndërsa janë përshëndetur edhe nga protestuesit, të cilët i kanë shoqëruar nga godina e Parlamentit, ku u u zhvillua më herët protesta e opozitës.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama ka lënë menjëherë ambientet e Kryesisë së Kuvendit sapo ka mësuar se turma e protestuesve po drejtohet për në këtë institucion. Ai ndodhej në këtë institucion ku po zhvillonte një takim me Gramoz Ruçin, kryetar të Kuvendit, por pas thirrjes së Lulzim Bashës, është drejtuar për në ambientet e Kryeministrisë, pak metra më larg.

Modifikuar më E Enjte, 21 February 2019 13:12
Login to post comments