Spahiu përplaset me Fleckenstein: Nuk kemi nevojë për shërbimet e tua të dështuara ndërmjetësuese

E Enjte, 21 February 2019 18:06

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Përparim Spahiu është përplasur në distancë me raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Evropian Knut Fleckenstein pas deklaratave të tij për lënien e mandateve nga ana e deputetëve të opozitës.

Spahiu shkruan se “ nuk ka nevojë për shërbimet e tij të dështuara ndërmjetësuese”.

Ndërsa pak ditë më parë Knut Fleckenstein i cili deklaroi se në Shqipëri rastet e tilla kur opozita bojkoton parlamentin janë parë edhe më parë.

Më tej, Spahiu shkruan se gjatë mandatit të Fleckenstein, ndodhën krizat më të rënda politikë, ekonomike dhe sociale.

“Gjatë gjithë mandatit të tij si monitorues i Parlmentit Europian për Shqipërinë, ndodhën krizat më të rënda politike, ekonomike e sociale.”- shkruan Spahiu.

Modifikuar më E Enjte, 21 February 2019 18:07
Login to post comments