Bushati ka një pyetje për kryeministrin Rama: Je budalla apo bën vetë?

E Enjte, 21 February 2019 21:41

Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka komentuar konferencën për shtyp të kryeministit Rama, pas vendimit të opozitës për të djeguar mandatet parlamentare dhe pas dy protestave qytetare.

Analisti është shprehur se, kryeministri foli gjatë dhe kërkoi falje se shpesh shfaqet si arrogant, por në fakt ai po akuzohet nga opozita si hajdut dhe person i lidhur me krimin dhe jo pse del me brekushe apo bën humor në rrjetet sociale.

“Nuk mendoj se e keqja e Ramës ose e këtij reagimi të parë të Ramës, ishte te fakti se i mbahej fryma. Unë Ramën në këtë gjendje fizike e kam parë vetëm pas protestës së Kukësit. Kemi opozitën që ka bërë veprim super ekstrem. Këtë masë ekstreme e ka marrë sepse pretendojnë se Rama vjedh zgjedhjet, vjedh te Unaza, punon për 5 oligarkë. Ne shohim një njeri që u kërkon falje shqiptarëve, se është ironik me gazetarët, se bën humor apo sarkazëm në rrjete sociale apo se del me brekushe.Ka një pyetje shumë të thjeshtë, është budalla apo bën vetë? Ky po kërkon falje se vishet me brekushe, por akuza ndaj ti ëshët se po vjedh dhe bashkëpunon me kriminelë. Nuk e di a ishim në teatër, apo Rama nuk është në gjendje të kuptojë atë që po ndodh me vendin", është shprehur ndër të tjera Andi Bushati në "TPZ".

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...