Opozita detyron Brukselin të vijë të shohë realitetin në Shqipëri

Premte, 22 February 2019 12:29

Brukseli duket se po bëhet gati që të ndërhyjë në Shqipëri, një ditë pas dorëzimit të mandateve të deputetëve të opozitës.

Një delegacion i përbërë nga disa deputetë të Parlamentit Evropian do të vijën të enjten e ardhshme në Tiranë për të parë nga afër situatën e krijuar nga vendimi që ndërmori opozita shqiptare.

Deri më tani situata politike ndodhet në vendnumëro pasi askush nga palët nuk ka bërë asnjë përpjekje minimale për dialog apo ndërmjetësim të kushteve të tyre. Opozita qëndron në “cepin” e saj për nevojën e rrëzimit të Ramës, kurse ky i fundit qëndron në “cepin” e tij duke folur se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme dhe as rrëzim të qeverisë.

 

Pritet që delegacioni i cili do të vijë javën e ardhshme në Tiranë të tentojë të ndërkallë të dy kampet politike më pranë njëra- tjetrës për të arritur në një klimë që mund të mundësojë bashkëpunimin.

Login to post comments