Ish-Kryeministri Sali Berisha i ka dhënë përgjigje, pyetjeve të shumta të gazetarëve mbi situatën politike të krijuar në vend dhe atë ç'ka do të vijojë pas dorëzimit të mandateve nga deputetët e opozitës. Pasi vizitoi një ekspozitë të piktorit Avni Delvina, ish-kryeministri foli për zhvillimet e pritshme.
Gazetarët: Z. Berisha, një prononcim!
Me këtë rast unë u bëj thirrje, u bëj thirrje, socialistëve, në interesin më të mirë të tyre dhe të Shqipërisë, të largojnë me urgjencë Edi Ramën dhe klikën e tij nga pushteti, mbasi, e them absolutisht me bindjen më të thellë, me të gjitha ndijimet e mia, se urrejtja ndaj Edi Ramës dhe regjimit të tij bëhet çdo ditë e më pakufishme.
Ata duhet ta dinë se unë kam konstatuar me datën 16 dhe dje, në masat e gjëra protestuese, atë urrejtje që e kam takuar vetëm në vitin 1990-1991 ndaj diktatorëve dhe diktaturës.
Në këto kushte u bëj thirrje socialistëvë: mos nënvleftësoni situatën se në mënyrë absolute, dënimi, ndëshkimi mbarëpopullor për Edi Ramën po afron dhe do të jetë i sigurtë dhe tepër i rëndë. Ndaj edhe t’i thërrasin mendjes, t’i thërrasin, atyre që u ka ngelur edhe një nonagram atdhetari, ndershmëri dhe përkushtim, të mos lejojnë përshkallëzimin, sepse edhe njëherë e them: ky është një revolucion i filluar nga studentët.
Studentët kanë një meritë historike sepse guxuan dhe mbushën sheshet, por kanë dhe një meritë të dytë, sepse në çdo sallë e zbërthyen, e nxorën lakuriq të ligun më zi se në plazhet e botës. Treguan se cili është shpirti i tij katran dhe cili është formimi i tij. Tani, e kanë marrë fjalën qytetarët, qytetarët nga mbarë Shqipëria. U bëj thirrje edhe mediave, i bëj thirrje shoqërisë civile të reagojnë se absolutisht, çdo javë e Edi Ramës në pushtet është rrezik madhor kombëtar. Kjo ështe e vërteta.
Pyetje: Zoti Berisha, SHBA ju kanë kritikuar për qëndrimet, për djegien e mandateve...
Berisha: Në mënyrë të padiskutueshme, asnjë përfaqësues i vendeve demokratike, nuk mbështet një veprim të tillë, por, por... në këtë rast, dua të siguroj, të gjithë miqtë tanë kudo që janë se ky është një veprim që ka një qëllim të vetëm: mospranimin për të qënë fasadë e së keqes dhe daljen në sheshbetejë për të mbrojtur ato vlera mbi të cilat ndërtohen shoqëritë e lira. Sikundër kam një ftesë, u bëj thirrje pavarësisht – nuk kam asnjë objeksion për kritikën, kam mirëkuptim për kritikën – por prapë u bëj thirrje të vijnë të shohin realitetin këtu në Shqipëri, në Tiranë dhe i siguroj se do të gjejnë një realitet krejtësisht më të ndryshëm nga ai që mund të kenë në në dosjet e tyre në tavolinë.
Pyetje: Doni të thoni se kancelaritë europiane keqinformohen?
Berisha: Po unë po them këtë, nëse e doni në këtë mënyrë. Po them që janë dy raporte të Komisionit Europian që i japin Shqipërisë, hapjen e negociatave. Kurse Këshilli i Ministrave, sepse dhe ai është komunitet ndërkombëtar, i caktoi 13 kushte. Pra, unë nuk besoj se Këshilli i Ministrave e pati më inat Shqipërinë. Në mënyrë absolute jo. Por më pas realiteti nuk është ai që paraqitet në raporte. Edhe unë ftoj miqtë, që mendoj unë se ata kanë qëllime të mira, të vijnë të shohin një realitet që do të jetë në shumë aspekte krejt tjetër.
Tani mund të them kaq: po protestohet sot në shumë vende të Europës. Dakord?! Në asnjë vend të Evropës nuk po protestohet se ka kriminelë në parlament!
Në asnjë vend të Europës se ka përdhunues në parlament!
Në asnjë vend të Evropës nuk po protestohet se ka trafikantë droge në parlament!
Në asnjë vend të Europës nuk ndodh që të përdhunohet kolektivisht vajza në shkollë dhe ajo që quhet mender Ministre Arsimi, të heshtë si fija e barit sot e kësaj dite. A mund të ndodhin këto?! pyesin shqiptarët veten. Çfarë sigurie?!
Në asnjë vend të Evropës nuk ndodh që By Pass i Fierit që ndërtohet nga bankat e huaja të kushtojë 2 milionë euro kilometri, kurse në fushë këtu afër Tiranës, të kushtojë 22 milionë dollarë kilometri!!!
Në asnjë vend të Evropës nuk ndodh që njeriu që ekzekutoi katër policë dhe që i çon kreut të meduzës, mesazhe nga qelia të çfarëdolloji që do, të dalë me 6 vjet dënim për polic!
Në asnjë vend të Europës nuk ndodh që në vendin mik të dënohet përjetë kurse këtu të dalë pa iu futur ferra në këmbë!
Nuk po proteston Europa për këto!
Nuk proteston Europa për gjëra të tillë, se popujt e qytetëruar nuk i tolerojnë dot për 24 orë të ndodhin! Prandaj protesta në Shqipëri, dorëzimi i mandateve në Shqipëri, është për diçka të jashtëzakonshme, është vërtet një akt i jashtëzakonshëm dhe unë këtë e pranoj. Në mënyrë absolute është i diktuar nga rrethana të jashtëzakonshme.
Një sugjerim miqësore, një gjë duhet ta dini. Vlimi tek qytetarët është i jashtëzakonshëm dhe duhet ta lexoni. Është mirë të largohet përpara se ta largojnë në një mënyrë që ai s’e imagjon dot dhe pastaj le të shpërndajë njëmijë video të atij lloji që "po e merr Berisha pushtetin me dhunë".
Unë kam dhënë dorëheqjet e mia, unë nuk luftoj për pushtet, unë luftoj për ato parime që kam mbrojtur gjithë jetën. Por Edi Rama është kufomë politike, do të largohet një minutë e më parë nga skena se do ta përzënë. Do ta përzënë në mënyrën më të paimagjinueshme.
I them , imagjinata e njerëzve sot është e jashtëzakonshme. E kanë toleruar deri tani. Ka 6 vjet që poshtëron çdo ditë shqiptarët. Ka 6 vite që i largon shqiptarët nga vendi i tyre në mënyrën më mizore. Ka 6 vite që shet gënjeshtra nga mëngjesi deri në darkë. Ka 6 vite që vjedh dhe trash lidhjet me krimin. Tani ik, ik dhe vetëm ik!
Pyetje: Po për mandatet që nuk u dorëzuan, a keni një komunikim me deputetët?
Berisha: Asnjë komunikim nuk kam me asnjë gjë, me asnjë njeri, ka një vendim politik unanim të Grupit parlamentar të PD-së, të Kryesisë së PD-së, të Forumit Kombëtar të PD-së dhe këto për mua janë ligji që nuk mund të kenë asnjë lloj gjëje veçse mbështetje të plotë totale.
Pyetje: Z. Berisha, Kryeministri Rama e bëri të qartë se nuk ka qeveri tranzitore dhe në një rast të tillë, a është e mundur një skenar për bojkotin e zgjedhjeve nga ana e opozitës?
Berisha: Opozita, të jeni të sigurtë, që po bën përgatitje të et’thshme për zgjedhjet. Por në mënyrë absolute, zgjedhje me Edi Ramën në Shqipëri nuk do të ketë më! Për këtë ju garantoj!
Shpeshherë më keni dëgjuar në studiot tuaja të flas për një moment që në sociologji quhet “tipping point”. Pika e vlimit. Nuk është tamam e vlimit, por pika në të cilat shumohen të gjitha pakënaqësitë dhe shpërthejnë në revolucion. Ju jeni dëshmitarë sa herë më keni pyetur pse nuk po ngrihen, se unë vazhdimisht duke e ndjellë një gjë të tillë dhe dhe unë ju jam përgjigjur se nuk kishte ardhur “tipping point”. Po, 16 shkurti, 21 shkurti, dëshmoi se është një cunam në Shqipëri, ju garantoj, në disa aspekte, edhe më i fuqishëm se në vitin 1991. Pse?! Sepse në vitin 1991, vërtet kishte një përqindje të madhe të popullatës të pakënaqur dhe kishte një urrejtje për komunizmin, por një përqindje tjetër ishte e indoktrinuar dhe duhej kohë të dilte nga indoktrinimi kurse unë ju them se tani janë me dhjetra, qindra mijëra ata që që kanë votuar Edi Ramën dhe kanë qënë në shesh, që do të dalin në shesh dhe do t’i japin atij së bashku me shqiptarët e tjerë, atë që meriton!