Në tetor 2019 zgjedhje vendore dhe parlamentare...

Saturday, 23 February 2019 09:02

-Zgjedhjet e datës 30 qershor duket se  nuk do zhvillohen, pasi deri atëhere do jetë krijuar qeveria e re tranzitore e cila do të përgatisë zgjedhjet e përgjithshme parlamentare dhe vendore për në tetor të këtij viti. Edhe nëse Rama do rezistojë, ndonëse duket e pa imagjinueshme, me 30 qershor krejt opozita do të djegë kutitë e votimit në mbarë vendin, duke e kthyer në ditë përplasje finale me kupolën e krimit pushtetar, shprehen burimet nga selitë e tyre politike. Ndaj palët po kuptojnë se zgjidhja e krizës e që vendi të mos futet në kolaps, është vetëm zgjedhjet e reja me një qeveri të përbashkët me mandat të mirëpërcaktuar nga PS-PD-LSI. 

Ndryshe nuk ka më “kujdes, mos bëni dhunë” para kryeministrisë. Populli mund të lihet në të drejtën e revoltës, ku Parisi do të thotë se “paska edhe Tiranë”! 

Shqipëria po shkon në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare dhe ato vendore në muajin tetor të këtij viti. Ndonëse me 30 qershor janë dekretuar zgjedhjet vendore nga Presidenti i Republikës, opozita nuk do të futet, prandaj po shkohet drejt zhvillimit të dy palë zgjedhjesh në një ditë. Opozita tashmë ka ikur nga parlamenti, kriza politike e institucionale po ndërkombëtarizohet dhe pritet që qeveritë e disa vendeve mike të fillojnë investigimin e asaj që nuk është raportuar mirë nga ambasadat e tyre në Tiranë, sepse kanabisi ka lëshuar aromën edhe përtej kangjellave të disa prej tyre! Deklaratat e deritanishme janë korrekte dhe të pritshme, sikurse ishin edhe në maj-qershor 1996 kur PD-ja vodhi zgjedhjet opozitës së kohës. Edhe asokohe të gjitha qeveritë perëndimore lëshonin deklarata se PS-ja duhet të futet në Kuvend etj, etj. Por nuk zgjati shumë dhe pas pesë muajve ndryshuan qëndrim duke dalë hapur kundër qeverisë së kohës. Tani vertetohet se janë blerë votat nga bandat kriminale ndaj është shumë më e rrezikshme. Ka dosje ku qeveria ka bashkëpunuar duke ua kthyer reston me tenderime, leje ndërtimi, koncensione, mosarrestime të këtyre grupëve, etj. Pra sipas opozitës dhe hetimeve që u bllokuan nga kryeministrit me anë të prokurores së përgjithshme, del se pushteti ka dalë nga këto vota kriminale. Prandaj dorëzuan mandatet si opzoitë që të mos jenë si fasadë e kësaj bande kriminale pushtetare, e cila ka hedhur parfum amerikan dhe pi vodkën ruse në ndarjen e copëtimin e Kosovës. Ndërkombëtarët vijnë javën e ardhshme në Tiranë. Dhe nuk do të ndalojnë, sikurse protestat e opozitës, të cilat priten të jenë më radikale dhe bllokuese të krejt të jetës politike dhe shoqërisë shqiptare. Partnerët ndërkombëtarë kanë filluar të kuptojnë se si ka vepruar mekanizmi i blerjes së votave, sikurse nuk do të reshtin së kërkuari që dosja 339, ku dokumentohet vjedhja qeveritare në bashkëpunim me bandat më të rrezikshme kriminale, duhet të dalë në gjyq. Nga ana e tij kryeministri Rama vazhdon turin elektoral nëpër rrethe, ndonëse e di mjaft mirë se nuk do të zhvillohen zgjedhjet vendore me datë 30 qershor. Ai e bën për dy arësye: së pari që të krijojë idenë te baza e PS dhe te vartësit se është i fuqishëm, pra që të mos fillojnë ta braktisin. Dhe së dyti për të treguar ndërkombëtarëve se edhe unë kam mbështetje. Të huajt dhe populli në të vertetë e bëjnë fare mirë krahasimin se kush e ka mbështetjen prej disa muajve. Megjithatë presioni opozitar dhe përballja në një protestë tjetër e cila do të jetë në Tiranë, ku nuk do guxojë njeri nga lidershipi opozitar t’ju thotë demonstruesve që “të mos bëjnë dhunë”, pasi mundet shkopi popullor i revoltës t’ju kthehet atyre si drejtues opozite, nëse duan të ndalojnë dhunën. Deri tani është mbajtur me njëmijë halle reagimi i dhunshëm nga populli që don qeveri tjetër, por nga muaji mars nuk mundet më. “Diga” është çarë dhe nuk mbahet sikur të turret krejt kryesia e PD dhe LSI për ta ndaluar, ajo ka marrë udhë. Përmbytja do jetë fatale për qeverinë Rama.

Të gjitha palët po përgatiten për zgjedhje të reja parlamentare dhe vendore. Edi Rama synon ti mbajë në një moment të rrufeshëm. Kjo sipas burimeve nga PS. Në të vertetë PD-LSI jo vetëm që do të rrëzojnë kryeministrin, do sjellin krijimin e një qeverie të re tranzitore që të krijojë kushtet për zgjedhje korrekte, por opozita do të kërkojë që zgjedhjet të jenë në një ditë në muajin tetor. Deri atëhere qeveria e re tranzitore do të përgatisë kuadrin zgjedhor, do të kërkojnë nga drejtësia vënien para përgjegjsisë të inkriminuarve dhe të korruptuarve, dhe do të inspirojë garanci se zgjedhjet nuk do të vidhen apo blihen më nga grupet kriminale.

“Të bëhet ndërthurja e protestës me shpalosjen e alternativës. Grupi i punës që do të ngrihet për arsimin e lartë, do të jetë për çdo fushë kryesore, për pensionet, për shëndetësinë, për investimet etj. Të nisim punën sepse mund të jemi me zgjedhjet prapa dere. Nuk kemi pse të harxhojmë asnjë minutë”, është shprehur Basha gjatë mbledhjes së djeshme në PD. Ndërsa Monika Kryemadhi në mbledhjen e këshillit drejtues të LSI theksoi se forca e drejtuesve dhe përfaqësuesve të LSI nuk ishte të mandatet si karton, por të kurajo dhe vendosmëria për të synuar një shtet ligjor dhe duke u përballur me klikën kriminale të Ramës.

Zgjedhjet e datës 30 qershor nuk do zhvillohen, pasi deri atëhere do jetë krijuar qeveria e re tranzitore e cila do të përgatisë zgjedhjet e përgjithshme parlamentare dhe vendore për në tetor të këtij viti. Edhe nëse Rama do rezistojë, ndonëse duket e pa imagjinueshme, me 30 qershor krejt opozita do të djegë kutitë e votimit në mbarë vendin, duke e kthyer në ditë përplasje finale me kupolën e krimit pushtetor, shprehen burimet nga selitë e tyre politike. Ndaj palët po kuptojnë se zgjidhja e krizës e që vendi të mos futet në kolaps, është vetëm zgjedhjet e reja me një qeveri të përbashkët me mandat të mirëpërcaktuar nga PS-PD-LSI.

Ndryshe nuk ka më “kujdes, mos bëni dhunë” para kryeministrisë. Populli mund të lihet në të drejtën e revoltës, ku Parisi do të thotë se “paska edhe Tiranë”! /Koha jone/

Modifikuar më Saturday, 23 February 2019 09:03
Login to post comments