Berisha: Po ndërtohet përbindëshi gjigand i Korçës, thirrje qytetarëve të ngrihen!

Saturday, 23 February 2019 14:03

"Pa asnjë konsultim paraprak me popullatën dhe pothuaj në mënyrë klandestine, kanë nisur punimet për ndërtimin TEC të Korçës apo përbindëshit të shkatërrimit të Korçës, mjedisit të saj, rrënimit të shëndetit të qytetarëve, fushës, mijëra e mijëra hektarëve të saj dhe prodhimeve bujqësore të cilësive më të larta, ujërave mbi dhe nëntokësore, turizmit të saj". Ky është alarmi që ka vënë sot, ish-kryeministri Sali Berisha, duke iu referuar analizës së një specialisti të fushës.

"Gjithçka po bëhet nga kakistokratët qëndrorë dhe lokalë, mbi baza kryekëput korruptive, mashtrimit të qytetarëve të Korçës dhe për interesa të vendit fqinj, - gjykon Berisha. - Nuk jam kundër ndërtimit të burimeve të reja energjitike. Por Korça për vet specifikat që ka, duhet të shpallet zonë e ndaluar jo vetëm për ndërtimin e një TEC-i gjigand, por edhe çfarëdo TEC-i tjetër më të vogël. Veçanërisht kjo, edhe për faktin se ndërtimi i HEC-it të Moglicës siguron balancën dhe cilësinë e furnizimit me energji elektrike të Korçës dhe gjithë juglindjes së vendit.

Iu bëj thirrje qytetarëve të Korçës të ngrihen menjëherë kundër ndërtimit të një përbindëshi të tillë, pas të cilit Korça nuk do të jetë kurrë më ajo që është sot! Lexoni materialin e specialistit dixhital," nënvizon ish-kryeministri. 

Komiteti i Investimeve Strategjike ka vendosur ndërtimin e një TEC-i me fuqi të instaluar 500 MW në Korçë, me vendimin nr. 30/4, datë 14.02.2018.

Pse ndërtimi i këtij TEC-i konsiderohet investim strategjik? A ka nevojë Shqipëria për 500 MW të tjera ?
 

Sipas strategjisë së energjisë 2030, nuk ka vend për TEC kaq të madh! Sot kemi nevojë për 7,577 GWh nga të cilat prodhimi nga HEC-et e mëdhenj është 4,200 GËh dhe pjesa tjetër jepet nga HEC-et private dhe importohet një sasi që çdo vit po shkon drejt rënies.

Vetëm TEC-i i supozuar i Korçës jep 500x24x350ditë =4,200GWh.

Strategjia tregon se në 2020 / 8,798GWh, 2025 / 9,831GWh dhe 2030 / 11,000GWh.

Kjo kërkesë për energji do të thotë se nëse planet e qeverisë lejojnë zhvillimin e energjisë së rinovueshme (Planet kombëtare për arritjen e 42% energji të rinovueshme deri në 2030) atëherë ky TEC është për shitje në Greqi. Ky TEC nuk ka të bëjë me asnjë plan strategjik.

A mban sistemi ynë energjetik të futen në rrjet sot 500 MW?

Sistemi elektroenergjetik nuk mund të përballojë (akomodojë) një trafik të barabartë me 4,200 (500MW) në baza në vit. Kjo, sepse megjithëse kjo sasi mund të kalojë në Greqi, rregullat e ENETSO kërkojnë që duhet një sasi të barabartë energjie për të përballuar fluksin që mund të shkaktojë TEC-i. Pra në çdo kohë, Shqipëria duhet të ketë sasi të ngjashme (pra 500 MW) që të balancojë çdo avari kur kjo sasi nuk konsumohet.

3.  A është i vërtetë, konstatimi i ekspertëve se në rast se futet në sistem kjo sasi, duhet të dalë nga funksioni HEC-i i Fierzës për shkak të rregullave të ENETSO?

Sa më sipër duhet të jenë në gadishmëri 500 MW ose sa kapaciteti i Fierzës – që do të thotë që këto agregate dalin nga puna dhe bie sistemi.

TEC-i punon pa ndërprerje dhe propozimi është se ka vetëm një agregat, një njësi, një aks 500 MW, ç’ka nënkupton se ky TEC është diku dhe vjen në Shqipëri.

4.  A është në kundërshtim me direktivat e konventave ndërkombëtare, ndërtimi i termocentraleve si ky, që përdorin energji të parinovueshme?

Shqipëria ka ratifikuar Marrëveshjen e Parisit ne 2015 dhe e ka ratifikuar ish zv. Kryeministri në 2016 në New York. Marrëveshja ka parashikuar që në 2030-ën të prodhohen gaze CO2 në masën 5990 Gg (Giga Gram).

Sipas Strategjisë, janë vetëm 200 MW TEC me gaz natyror në Vlorë dhe nuk ka zhvillim tjetër deri në 2030-ën. Vetëm TEC-i ka deklaruar që jep 1450 Gg. Kjo do të thotë se ne, jo vetëm nuk do të reduktojmë këto gaze me - 11.5%, por do të hedhim të tjera në atmosferën shqiptare, të paktën 40% më shumë çdo vit. Pra nuk respektohet ligji për këtë çështje dhe thyhet Konventa e Kombeve të Bashkuara (UNFCCC) ku është ratifikuar kjo situatë. Mosrespektimi i këtyre gazeve penalizon Shqipërinë ose e detyron TEC-in të paguajë të paktën 25-30 EUR/MWh për të reduktuar emisionet e karbonit. Këtë çështje nuk e kanë në axhendë zhvilluesit e vlerësimit mjedisor-social të TEC .

5. A është e vërtetë që me vënien në punë të tij, ndotja në qyetin e Korçës rritet me 25 herë?

Konstatimet e ekspertëve thonë se ky TEC emeton në atmosferë 117ton /h gaz karbonik (CO2) ose 1,424,920 ton në vit (=1,400Gg). Emetimet e CO2 nuk janë të vetmet!

6. A është e vërtetë që këtij TEC i duhet të konsumojë 50-60l/s ujë të freskët dhe shkarkimi i ujrave të ndotura do të jetë 32.5l/s? Nëse po, ku do gjendet ky ujë?

7. Nëse përdoret lumi i Devollit për këtë qëllim çfarë ndodh? Mjafton prurja e Lumit të Devollit për këtë qëllim?

8. Nëse mjafton sa rritet temperatura e tij

9. Nëse meret ujë nga Pusshpimet çfarë ndodh me Hidrosferën? Ka studime për të gjykuar cfarë ndodh me regjimin e ujrave nëntokësore,po ti marësh 60/s non stop, në fushën e Korcës kur dihet që ajo është e gjitha një Basen ujëmbajtës në kuotat më të larta të vendit dhe si e tillë shërben si rregullator?

10. A është e vërtetë që rezervuari që do të krijohet nga këto ujra do të kapë një sipërfaqe prej të paktën 2000 ha? Ku do të gjendet gjithë kjo sipërfaqe toke? Do t'i meret fermerëve?

11. A është e vërtetë që linja e transmetimit të energjisë nga Vendi ku do të ndërtohet TEC(Barc Korcë) në nënstacionin elektrik më të afërt që është Zëmblaku nxjer jashtë përdorimit 250 m në cdo anë të linjës së tënsionit të lartë( si konfirmojnë ekspertët) e konvertuar në 600 ha tokë Bujqësore?
Korca nuk ka sasira uji te mjaftueshme per te mbajtur TEC-in. 500 MË kerkojne sasira te medha ujra nga dy puse (sipas studimit) me 50-60 lit/sek, te cilat pasi te ngrohen ne kullen e ftohjes se TEC-it diku do te derdhen . Kjo sasi eshte e mundshme, por problemet fillojne sepse kjo sasi duhet ne 350 dite te vitit, 24 ore. Llogaritjet jane alarmante 15 milion m3 uje duhet te dale cdo vit nga nentoka dhe te kaloje per ftohjen e TEC dhe te derdhet ne Devoll me temperature 30°C(ose ne rezervuarin 2000 ha), sasi qe do te shkaterronete faunen dhe floren e ujrave siperfaqesore. Nese do te ishim ne kushtet mjedisore ujrat siperfaqesore nuk duhet te ritin temperaturen me shume se 1.5°C. Kjo situate eshte alarmante dhe duhet ndaluar me cdo kusht.
Po shkaterrimi vazhdon edhe ne ceshtjet e renies se kurbes te ujrave nentokesore dhe shkarkimet ne Dunavec (dege e Devollit) Uji kjo pasuri shkaterrohet

12. Perderisa akoma nuk ka nje mareveshje me TAP-in. Pse kerkohet leja e ndertimit para se te bien dakord me te? kush eshte IVICOM, a ka eksperience me TEC-e? A ka ndertuar ndonje TEC dhe ku ?. Pse 375 mil EUR, kur ky cmim eshte teper i ulet krahasuar me vepra te ngjashme? Zakonisht 1MË-1Mil EUR

13. Ligji thotë që për vepra të tilla që kanë ndikim të madh në mjedis duhet të hartohet një “Raport i thelluar i ndimit në mjedis”/ a është bërë ky raport? Nëse po a janë zbatuar kriteret ligjore për Hartimin e tij dhe konkretisht : Konsultimet me publikun që preket nga ndikimi i këtij ndërtimi? Shih link! http://www.gppkorca.com/…/Environmental_Socio_Economic_Asse…

14. A është e vërtetë që qytetit të Korçës për ngrohje i duhen vetëm 15MW ?
Qytetit mund t'i sigurohej shumë mirë ngrohja nga shtrirja e një rrjeti shpërndarës të gazit natyror në të gjitha institucionet dhe banesat ose ngrohje me energji elektrike. Në të dyja rastet do të ishim në kushte shumë më të favorshme, si ekonomike ashtu dhe mjedisore, në krahasim me ngrohjen nga uji i prodhuar nga TEC-i.

15. A është gënjeshtër furnizimi me ujë të ngrohtë i serave, sepse nuk ka dhe nuk mund të ketë sera, pasi askund, në asnjë vend në botë nuk janë ndërtuar sera në kuota si kjo e fushës të Korçës, mbi 830 m mbi nivelin e detit, po edhe sikur, në cilat toka? Ndërtohen sera me sipërfaqe minimaliste, nga 5 dynym, siç është katandisur bujqësia këtu? Eshte pa sens qe te furnizosh serrat me 24 ore ne dimer dhe ne vere me energji nga ftohja e TEC. E para ska serra dhe ne Korce kjo nuk eshte tradite. Ajo qe duket ketu eshte perpjekja per te reduktuar sasine e nxehtesise qe duhet te ftohe TEC. Gjenden aresye te kota si ngrohja, serrat dhe 80MË. E pa arsyetuar teknikisht, thjesht per te justifikuar sikur TEC do te ndihmoje bujqesine.

16. Aështë e vërtetë, që duke shfrytëzuar energjinë diellore, duke llogaritur se me jo më shumë se 75 euro/KËh, me një investim prej 400 milion euro, mund të realizohet një park solar me fuqi 533 MË, pa ndotur fare mjedisin dhe pa zënë tokën bujqësore.(Nëse po pse këmngulet të gazi natyror që është energji e parinovueshmë dhe jo të energjia djellore që është e rinovueshme)?

17. A është e vërtetë që këtë investim po e kërkojnë investitorë grekë për të kompesuar mbylljen e Tec të Kozanit dhe Ptolemaidhës të cilat mbyllen shumë shpejt pas ultimatumit që BE i ka bërë shtetit Grek po për shkak të ndotjeve atmosferike që ata shkaktojnë? Nëse po pse ata nuk e ndërtojnë në tëritorine tyre por na i "Dhurojnë” ne këtë investim? Kush eshte Nikolas Fridas dhe cfare lidhje ka ai me kete projekt? Po ky eshte “presioni” qe behet nga Greqia! Ky studim eshte bere nga Greket dhe nga nje i ashtuquajtur konsulent i IFC-se Nikolas Fridas, sekser i qeverise. Greket kerkojne te lene mbetjen mjedisore ne Shqiperi dhe jo ne token Greke!

Demi eshte edhe me i madh sepse sasia e nxhehtesise qe vjen si rezultat i rendimentit, 40-60% e gazit qe do te digjet do te shkoje ne atmosfere dhe nuk behet fjale me per debore apo turize

Login to post comments