Fatos Nano kryqëzon Ramën: Koha jote mbaroi!

Diel, 24 February 2019 16:46

Ish-kryeministri socialist, Fatos Nano, pas aktivizimit në rrjetet sociale, ka komentuar situatën politike në vend, pa harruar të flasë edhe për ish-benjaminin e tij, Edi Rama.

Në një reagim të fundit në Facebook, ai shkruan se, koha për Ramën kryeministër ka perënduar, duke kërkuar largimin e tij.

“Pushteti të ndryshon, të verbon dhe ndonjëherë të ngadalëson, por duhet ta pranosh gjithmon se kur të vjen fundi, duhet të dorëzohesh sepse atëherë Shqipëria mund të ecë para. Ti dhe aq sa munde, por nuk je i denjë për ta ndryshuar më Shqipërinë, je në kohë për t’u larguar, sepse populli humbi besimin në ty”, shkruan Fatos Nano, përcjell gazeta "Koha Jonë".

Pas këtij postimi nuk kanë munguar komentet e shumta të ndjekësve, të cilët kanë shpërthyer në kritika ndaj ish-kryetarit të PS, duke I kujtuar se vetë ai e solli në politikë.

“Ai që e shkatërroi këtë vend, është ai mosmirënjohës që ti solle në politikë”, lexohet në një prej komenteve.

Edi Rama u rikthye në Shqipëri në vitin 1998, kur pikërisht Fatos Nano do ti besonte postin e ministrit të Kulturës. Ndërsa pas prishjes me të do ti kujtonte se e “kishte sjellë nga Parisi me thonjtë e paprerë” teksa shiste ikona rrugëve të kryeqytetit francez.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...