Vasili: Vendimi i KLP për Arta Markun, provë e pandëshkueshmerisë

Hënë, 25 February 2019 15:54

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas vendimit të KLP për të mos marrë për bazë kërkesën e opozitës për shkarkimin e kryeprokurores Arta Marku. Anëtarët e KLP janë shprehur se kërkesa e opozitës është jashtë kompetencave të tyre dhe se ka natyrë administrative, por Vasili shprehet përmes një postimi në Facebook se KLP u vu qartë në dispozicion të pandeshkueshmerise duke larë duart si Ponc Pilati në rastin e Arta Markut.

Reagimi i plotë i Vasilit

 

Vendimi i KLP per Arta Markun, prove e pandeshkueshmerise dhe korporatizmit.

KLP u vu qarte ne dispozicion te pandeshkueshmerise duke lare duart si Ponc Pilati ne rastin e Arta Markut.
Kushdo qe ka pasur ndonje iluzion per reformen ne drejtesi eshte ky momenti qe ta shuaje perfundimisht.
KLP,qe tregoi zell te madh te emeronte prokurore gjithefaresh si dhe te merrte vendim per rikthim ne detyre te prokuroreve pas vendimeve te gjykatave,ju fik krejt zelli kur duhej te mbante qendrim per shkeljet e Arta Markut.
Alibia ishte se kushtetuta nuk ka parashikuar asgje per periudhen kur inspektori i larte i drejtesise nuk ekziston.

 

Bukur deri ketu.
Por ne vendimin e saj KLP na tregon qe Kolegji i Apelit duhet ta beje kete pune.
Kur Kushtetuta s’thote asgje,cfare eshte KLP Gjykate Kushtetuese qe ben interpretimin??
Ç’hall i madh e shtyn KLP qe te jape mesazhin e pandeshkueshmerise?
Thelbi i gjithe reformes ne drejtesi ishte shembja e pandeshkueshmerise e cila mbante ne kembe korporatizmin aq te rrezikshem, qe deformoi sistemin e drejtesise dhe qe rrenoi masivisht besimin e qytetareve tek ajo.
Vendimi i KLP per Arta Markun ishte prova me elokuente e krijimit te nje korporatizmi te ri ne drejtesi shume me negativ se i pari.
Ndersa pandeshkueshmeria po konsolidohet rrezikshem duke e minuar ne themel Shtetin e se Drejtes.


360grade.al

Login to post comments