Me mbylljen e takimit mes tij dhe krerëve të degëve të PD-së në Tiranë, Lulzim Basha ka bërë një deklaratë të fortë këtë të hënë duke u shprehur se kryeministri po bëhet gati që të çojë para drejtësisë kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako.
Sipas Bashës arrestimi i Dakos duhej të kishte ndodhur tashmë prej kohësh, por sërish prangosja e kryebashkiakut që sipas opozitës ka blerë vota, nuk do të mund ta shpëtojë dot Ramës nga fundi i tij politik.
Basha: Ajo që dua të ndaj me ju një paralajmërim i qartë dhe i prerë për Edi Ramën. Asnjë përpjekje fasadë nuk e shpëton nga përgjegjësia ligjore që ka. Është kapur duke vjedhur zgjedhje me bandat. Orët e fundit janë intensifikuar informacionet se po përgatitet arrestimi i Vangjush Dakos. Ai duhej të ishte arrestuar qëkur dosja 339 faktoi se ai dhe zyrtarë të tjerë janë kapur duke vjedhur vota. Mos arrestimi me urdhër të Edi Ramës. Për të mos e arrestuar Rama flijoi Fatmir Xhafën. Arrestimi i Dakos duhet të ndodhë një orë e më parë por nuk e shpëton dot.