Vangjel Dule: Parlamenti duhet të ketë 140 deputetë, ndryshe ka rënë

Hënë, 25 February 2019 22:22

Në emisionin Open te Top Channel Vangjel Dule, kryetari i PBDNJ, tha ndër të tjera se kryeministri Rama ka shkelur ligjin dhe ka kryer korrupsion golapant. Më tej ai theksoi se parlamenti ka rënë, pasi edhe sipas Kushtetutës parlamenti duhet të ketë 140 deputetë. Në momentin që deputetët kanë dorëzuar mandatet dhe zëvëndësuesit nuk krijojnë numrin 140 deputetë, përveçse parlamenti ka rënë politikisht, por edhe në mënyrë kushtetuese ai ka mbaruar, pra quhet i shkrirë e duhen zgjedhje te reja parlamentare.

Vangjel Dule shtoi se kryeministri Rama për të shpëtuar veten është gati të arrestojë Vangjush Dakon dhe krejt “dakot” e tjerë në mazhorancë. Mjafton, theksoi Dule, që Rama të mos iki si kryeministër.

Login to post comments