NGA TRITAN SHEHU
Nje Parlament qe therret seancat plenare si ne ilegalitet, jashte kuadrit te rregullores e tradites, vetem disa ore me pare, pa dyshim eshte "nul".
Deputet qe kthehen ne thjesht "robot" dhe pranojne tu behet "rreshtore" sikur te ishin zboristet e dikurshem. pa dyshim nuk mund te kryejne funksionet e tyre.
Kur e gjithe kjo "loje" tragjiko-komike zhvillohet ne vazhdimesi vecse nga frika e kontaktit me njerrezit, e ballafaqimit me ata, tregon qe nuk perfaqeson me asgje.
Nje Parlament solid, perfaqesues, me njerrez te pergjegjeshem brenda tij, nuk mund te "luaje" keshtu, ai mblidhet dhe duhet te mblidhet edhe kur reth tij mund te protestohet, edhe ne momente te veshtira, ndryshe ai konfirmon ate qe tashme dihet, inekzistencen e tij.
Per kujtese mund tju jap me qindra shembuj te Parlamenteve te mbledhura ne vendimarje edhe kur jashte tyre protestohet me force, shembuj qe vijne nga ngjarjet ne vendet demokratike, momente qe i ka kaluar edhe Kuvendi yne qe prej vitit 1991, por qe asnje here nuk eshte hedhur ne "ilegalitet", prandaj ka mbijetuar deri me sot.