Paloka-qeverisë: Kot fshiheni, na keni nga pas. Parlamenti është ilegjitim

Tuesday, 26 February 2019 13:23

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka deklaroi se opozita vendosi të protestojë sot për të treguar se Parlamenti nuk ekziston më, e nuk i përfaqëson shqiptarët. Sipas tij, sado që të fshihen e të mblidhen në ilegalitet socialistët do e kenë nga pas opozitën.

“Ky parlament nuk përfaqëson më shqiptarët, sot është ilegjitim. Pasi e rrethuan me tela me gjemba sot kaluan në ilegalitet të plotë për të shpëtuar kokën e Ramës, e mbledhin si ta kishin privat, ndërsa ai tjetri bën antimitingun e radhës në Lushnje. Sot të jenë të bindur që s’do shkojnë kurrkund me këtë taktikë. Ju kemi bërë thirrje qytetarëve të jenë sot para Parlamentit për të protestuar sa herë të mblidhen e fshihen ata. Sa herë të mblidhen do na kenë nga pas”.

Ai ka komentuar edhe deklaratën e ambasadorit të BE-së në vendin tonë Luigi Soreca që bën thirrje të shmangen protestat e dhunshme. Paloka i ka dërguar një mesazh të qartë ku thotë se: “Protestat janë të qytetarëve, të mos ju kërkojnë shqiptarëve asgjë që s’do ua kërkonin popullit të tyre”.

Login to post comments