Moska i vjen në ndihmë Ramës/ E trajton si nacionalist, ideatorin e copëtimit të Kosovës

Tuesday, 26 February 2019 14:22

Sa herë që Edi Rama bën thirrje për ndarjen e Kosovës, vjen nga një deklaratë nga Moska duke e trajtuar atë si nacionalist.

Në fakt Edi Rama është ideatori i ndarjes së Kosovës dhe këtë po e vërtetojnë faktet që zbardhen ditë pas dite.

Në një deklaratë të djeshme, zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse, Maria Zakharova thotë se ‘Rusia e konsideron të papranueshme deklaratën e bërë nga kryeministri shqiptar Edi Rama rreth asaj se Kosova është pjesë e Shqipërisë’.

‘Ndoshta nuk e kishim përkthyer mirë këtë deklaratë, prandaj kemi e kontrolluar disa herë’, tha Zakharova duke shtuar: ‘Kryeministri shqiptar e lidhi zbatimin e këtij plani me korrigjimin e kufijve që diskutohen në mënyrë aktive në fund të procesit të negociatave dhe arritjes së marrëveshjes përfundimtare ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, ‘tha ajo.

Zakharova theksoi se Rusia e konsideron këtë retorikë ‘absolutisht të papranueshme’. Siç vuri në dukje ajo, kjo është një çështje që ka të bëjë me territorin e Serbisë dhe për statusin e Krahinës Autonome të Kosovës.

Sipas Sputnik, Zakharova deklaroi se pozicioni i Rusisë nga njëra anë është i përbërë nga shumë komponentë, dhe nga ana tjetër, ajo bazohet në një qasje të qartë dhe pa ekuivoke për një zgjidhje për këtë çështje.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...