Shërbimi diplomatik shqiptar kthehet në furnitor të krimit

Tuesday, 26 February 2019 15:20

U bë e vështirë ta merrje seriozisht diplomacinë shqiptare pasi Kryeministri Rama u vetë-emërua ministër i Evropës dhe Punëve të Jashtme (MEPJ) dhe më pas ia delegoi të gjitha detyrat e tij (sigurisht, përveç vendit në Këshillin e Ministrave) zëvendësministrit Gent Cakaj, 28-vjeçarit nga Kosova, i cili u vetëshpall “ndjekës i Kantit, pasi “tek arsyeja ne besojmë””.

Përveç faktit se ndjekës të filozofëve të veçantë janë zakonisht studentët e vitit të parë në universitet, dikush mund të ngrejë pyetjen se pse një partizan kaq i flaktë i arsyes ka zgjedhur t’i shërbejë njërit prej drejtuesve më të diskutueshëm dhe më të paarsyeshëm të një vendi evropian. Ndoshta ai thjesht e ka zëvendësuar Imperativin Kategorik të Kantit me Imperativin Kategorik të Ramës. Ndoshta ministri në detyrë Cakaj mund t’i ketë menduar si shumë të afërta këto dy imperativa.

Sidoqoftë, përpara disa javevë, Ministri në detyrë i Evropës dhe Punëve të Jashtme humbi 100 pasaporta në Greqi, pas transportit të tyre në njëqese plastike me një autobus të linjës.

Më 13 shkurt, kompania ALEAT, e cila në 2008 fitoi koncesionin 15-vjeçar të printimit të pasaportave për shtetin shqiptar, prodhoi 100 pasaporta shqiptare për t’i dërguar në Ambasadën e Shqipërisë në Athinë, të paketuara në një qese plastike, të cilat u nisën me një autobus të linjës drejt Greqisë.

Sipas Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Konsullore, dërgesat konsullore si kjo e pasaportave duhet të paketohen sipas rregullave të veçanta, në një pako të vulosur nga konsullata, dhe të shoqërohen nga një korrier i ambasadës, i cili duhet të ketë një dokument zyrtar, që tregon statusin e tij dhe numrin e pakove në çantë.

Vetëm kur dërgohet me rrugë ajrore ose detare, pakoja e konsullatës mund t’i dorëzohet vetë kapitenit të anijes ose pilotit të avionit. Në kundërshtim me rregullat, Ambasada e Shqipërisë në Athinë kishte autorizuar kompaninë e autobusave Top Line që të merrte pasaportat nga kompania ALEAT, pa korrier që të shoqëronte dokumentet.

Pra, nuk pati as pako konsullore, as korrier të Konsullatës dhe as shoferi i autobuzit nuk ishte kapiten anijeje apo pilot avioni. Ndaj edhe, me të drejtë, policia e Greqisë i konfiskoi pasaportat me dyshimin se ishin false. Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë në Janinë, Pervin Gjikuria, shkoi t’i merrte pasaportat në pikën kufitare të Kakavijës, dhe Konsullata e Shqipërisë në Janinë u shpreh për gazetën Panorama se “nuk kishte asgjë për t’u shqetësuar”.

Por, në të njëjtën ditë, makina me të cilën po udhëtonte konsulli, ku gjendeshin edhe pasaportat, u plaçkit dhe prej saj u vodhën të 100 pasaportat.

Deklarata e Ministrit Cakaj ngre më tepër pyetje se sa jep përgjigje. Sipas ministrisë, Konsulli i Përgjithshëm “ndaloi në rrugën Agion Asomaton, në lagjen e Thisio, Athinë, prej orës 22:50 deri në orën 00:10, kohë gjatë të cilës makina diplomatike ra pre e vandalizmit dhe u vodh.”

Së pari, çfarë bënte Konsulli i Përgjithshëm për më shumë se një orë, në mesnatë dhe larg makinës së tij, në Agion Asomaton? E vetmja ndërtesë që ndodhet në atë rrugë është një banjë turke. Sikurse të shihet edhe nga harta më poshtë, largësia nga Kakavija tek Ambasada shqiptare në rrugën Vekiareli 7 është një kthesë e vetme në të djathtë të autostradës:

foto 1 800x560

Por, në vend që të udhëtonte drejt e në ambasadë me ngarkesën e rëndësishme, konsulli ka devijuar qartazi nga rruga, ka dalë nga makina, dhe ka qëndruar një orë e 20 minuta në një vend të panjohur, duke e lënë makinën dhe pasaportat larg syrit të tij!

foto 2 1 800x515foto 2 1 800x515

Pse u bë kjo ndalesë? Nuk ishte koha për të ngrënë darkë, dhe ambasada ishte 30 minuta larg. Unë ftoj këdo të shikojë në google street view rrugën Agion Asomaton dhe të gjykojë vetë nëse ky është vendi i duhur për një Konsull të Përgjithshëm për të ndaluar me një makinë me targa diplomatike, në mes të natës, dhe për të lënë vetëm makinën ku ndodhej çanta me pasaportat shqiptare për më tepër se një orë. Kjo ngre pyetjen nëse ka mundësi që ata që vodhën pasaportat ta kenë ditur më parë se ato gjendeshin në makinë, dhe nëse mund të ketë qenë e qëllimshme ndalesa e kryer nga Konsulli Gjikuria në një rrugë jo të sigurtë si kjo.

Deri më tani, asnjë në Ministrinë e Evropës dhe Punëve të Jashtme, Konsullatën në Janinë apo në Ambasadën Shqiptare në Athinë nuk ka marrë përgjegjësi për këto gabime absurde të njëpasnjëshme. Me siguri që nga këto veprime mund të përfitojnë grupe kriminale shqiptare, të cilat me shumë mundësi kanë tashmë në zotërim 100 pasaporta të sapoprodhuara. Pra, zoti ministër në detyrë Cakaj, mos ndoshta është rasti ta pyesësh veten: çfarë do të bënte Kanti në këtë rast?

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...