Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i ka dalë përballë forcave të shumta të policisë duke iu dhënë zemër të gjithë protestuesve të shpërndarë prej gazit lotsjellës.
Gjatë fjalës sës aj të shkurtër, Kryemadhi u shpreh se askush nuk do të lëvizë nga sheshi deri në largimin e këtij parlamenti dhe kësaj qeverie.
“Ne nuk do ikim”, u shpreh kryetarja e LSI-së, thirrje e cila u pasua me ato të protestuesve “Eja mblidhuni këtu, këtu”.
Qytetarë të shumtë e mbështetës të opozitës janë vendosur në dy hyrjet e parlamentit, ku kanë kaluar deputetët e maxhorancës. Ata kanë lëshuar thirrje “Parlament i krimit”, “Rama ik!”, “Liri demokraci”, “Këtu vendosim ne”.