Në një lidhje direkte për SYRI.net, ish kryeministri Sali Berisha është shprehur se kjo protestë është e jashtëzakonshme, ndërsa deputetët e PS-së brenda parlamentit i quajti papagaj.
“Protestë e jashtëzakonshme.
E mbledhur brenda disa orëve. Qytetarë me moral shumë të lartë. Ata të cilët i kanë karriket mbi krimin, drogën, vjedhjet janë strukur dhe po flasin si papagaj në një sallë, të rrethuar me autoblinda policie.
Kanë hapur një deriçkë për t’ia mbathur më pas. As Adil Çarçani nuk e ka bërë”, u shpreh Berisha.