Protesta e sotme e opozitës para Parlamentit është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes policisë dhe protestuesve, ndërsa nuk ka munguar as gazi lotsjellës.
Deputeti i PS-së, Paulin Sterkaj ishte një ndër deputetët i cili u sulmua nga protestuesit të cilët nuk lejuar futjen e tij në sallën e Parlamentit. Stërkaj ka folur pas mbylljes së seancës plenare për deklaratat e ish-deputetit të LSI-së Petrit Vasili.
Deputeti i PS u u shpreh se nëse preket një deputet i mazhorances, Vasili dhe ish deputetët e opozitës do mbajnë përgjegjësi. Stërkaj tha gjithashtu se ka telefonuar Vasilin, por ky i fundit nuk i ka hapur telefonin.
Në një prononcim për “BalkanWeb” ish deputeti i LSI Petrit Vasili ka thënë se nuk ka komunikuar me Sterkajn pasi nuk e ka dëgjuar telefonatën e tij. “BalkanWeb” disponon edhe telefonatat e humbura që ka pasur Vasili tek telefoni i tij.
Vasili u shpreh se nuk ka bërë thirrje për asgjë, por ka thënë së deputetët e mazhorancës nuk përfaqësojnë popullin.
“Në orën 18:15 ky deputet i ka rënë telefonit por e kam parë shumë vonë. Nuk ka komunikuar me mua. Janë dy telefonata afër e afër që s’i kam dëgjuar. Nuk kam bërë thirrje për asgjë. Kam thënë që nuk janë deputetë të popullit dhe nuk përfaqësojnë popullin” -tha në një prononcim për ‘BalkanWeb’ Petrit Vasili.