Diplomatë fjalëkryqesh, në një vend në udhëkryq

E mërkurë, 27 February 2019 11:23

Shqipëria ndodhet në udhëkryq. Është hera e parë në 28 vite demokraci, që nga viti 1991, që shqiptarët janë tërësisht të pashpresë nga qeveria dhe kanë zgjedhur vetëm të largohen nga vendi. Nuk kanë punë, nuk kanë asnjë lloj shprese se kjo mazhorancë do të mund të bëjë diçka për vendin.

Shqipëria është në udhëkryq sepse vendin e ka pushtuar një qeverisje e kapur totalisht nga krimi i organizuar. Shqipëria është në udhëkryq pasi shqiptarët shohin se si çdo ditë e më shumë varfërohen ndërkohë që pasuritë e tyre vidhen nga një grup banditësh në pushtet.

Shqipëria është në udhëkryq pasi kjo banda qeverisëse erdhi në pushtet me vota të blera nga krimi i organizuar dhe këtë gjë ka ndërmend ta bëjë edhe në vijim, duke mos lejuar votën e lirë të shqiptarëve.

Shqipëria është në udhëkryq dhe ka nevojë më shumë se kurrë për një mbështetje të madhe nga institucionet ndërkombëtare. Shqiptarët gjithnjë kanë besuar se ndërkombëtarët do ta luanin rolin e tyre të arbitrit në vend dhe do të garantonin zhvillimin hap pas hapi të demokracisë.

Megjithatë ka dhe një arsye tjetër pse Shqipëria është në udhëkryq: Dhe kjo ka të bëjë me disa prej përfaqësuesve të ndërkombëtarëve apo të ashtuquajturit diplomatë të huaj që ndodhen në Shqipëri.

Të marrim për shembull përfaqësinë e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, OSBE. Me cilët përfaqësohet kjo organizatë e rëndësishme sot në Shqipëri?

Një nga drejtuesit e zyrës së OSBE në Tiranë, njëfarë Robert Wilton, foli në një takim në Shkodër ku tha: “Ka pasur probleme me shitblerjen e votës: Po! A mund të ndryshonin këto rezultatin e zgjedhjeve: Jo! A është vetëm një subjekt me këto probleme: Jo!”

Zoti Wilton me kaq i lau duart si Pilati, por në të njëjtën kohë na ka treguar një të vërtetë këlthitëse: Në zgjedhjet e fundit janë blerë votat dhe këtë OSBE e di, madje nuk i rreh shumë, sepse rezultati sipas saj nuk ndryshon.

Dhe nuk është i vetmi. Në vitin 2015 është duke publikuar një raport sekret i OSBE për pasurinë e politikanëve në vend. Në raport thuhej se Edi Rama ka një pasuri prej 200 milionë eurosh.

 “Edi Rama (PS): Kryetar i PS, Kryetar i Bashkisë së Tiranës 2000 – 2011 dhe tani Kryeministër. Është folur shumë në lidhje me dyshimet për përfitimin e një tarife për lejet e ndërtimit, me rreth 10 – 20 % të vlerës së ndërtesave. Shumë i kujdesshëm për të operuar nëpërmjet personave të tretë, ai ka mohuar vazhdimisht çdo përfshirje në korrupsion apo krime. Pasuria e tij përflitet të jetë rreth 200 milionë euro, të investuara në kompani “offshore” përmes vëllait të tij, Olsit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Kur ky raport ishte harruar, kreu i OSBE, Bernd Borchardt bëri një koment përpara zgjedhjeve të vitit 2017, që bëri shumë bujë.

Duke folur për mediat ai tha se “qarkullojnë më shumë se 2 miliardë euro para të pista. Pra ekziston risku se këto para mund të përdoren për të blerë deputetë”.

Disa muaj pas mbarimit të zgjedhjeve, Borchardt mbajti një fjalim të fortë në Kuvend.

“Regjimet shtypëse bien me revolucion, por ideologjia e tyre mund të vazhdojë nëse ato nuk diskreditohen,” tha ai me rastin e 70-vjetorit të vrasjes së grupit të deputetëve nga regjimi komunist.

Të gjithë mund ta kenë vënë re se OSBE është treguar më e ashpër nga të gjithë selitë ndërkombëtare në Tiranë pas shpërthimit të protestave të opozitës. Në fakt, misioni i OSBE është që të jetë një gardiane e zgjedhjeve në vend, por opozita po proteston pikërisht se në vend nuk mbahen zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Por ata nuk e kanë më këtë shqetësim. Në fakt diplomatët e OSBE kanë punë më të rëndësishme për të bërë, të plotësojnë fjalëkryqe. 55news.al

Modifikuar më E mërkurë, 27 February 2019 11:26
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...