Berisha për zgjedhjet në Mal të zi: “ I dhanë përgjigjen e merituar përpjekjeve serbo ruse për…”

Hënë, 16 Prill 2018 16:12

Ish kryeministri Sali Berisha, u shpreh sot i kënaqur për ecurinë e zgjedhjeve në Mal të zi dhe vendosjen e Gjukanoviç si president.

Me një status në Facebook ai përshëndeti fitoren e Gjukanoviç dhe tha se “ i dhanë përgjigjen e merituar përpjekjeve serbo ruse për të vendosur një kukull në krye të Malit të Zi”.

Statusi i plotë

Gjukanoviç zgjidhet president i Malit te Zi!

Te dashur miq, qytetaret malazeze zgjodhen dje me voten e tyre zotin Milo Gjukanoviç, arqitektin e pavaresise dhe anetaresimit te tyre ne NATO si president te Malit te Zi. Qytetaret e Malit te Zi votuan dje per te ardhmen e tyre ne Bashkimin Europian, rolin e vendit te tyre si anetar i NATOs dhe i dhane pergjigjen e merituar perpjekjeve serbo ruse per te vendosur nje kukull ne krye te Malit te Zi!

Prandaj dhe le te pershendesim ne Presidentin e Gjukanoviç me rastin e fitores dhe te gjithe ata qe votuan per zgjedhjen e tij! sb

Modifikuar më Hënë, 16 Prill 2018 16:14
Login to post comments