Samiti me Kim përfundon pa marrëveshje, Trump: Kërkuan heqjen e sanksioneve

E Enjte, 28 February 2019 09:03

Presidenti amerikan Donald Trump dhe udhëheqësi koreano-verior, Kim Jong-un, kanë dështuar në arritjen e një marrëveshjeje për denuklearizimin e gadishullit Korean, pas samitit të dytë mes tyre në Vietnam këtë të enjte.

Më herët, të dy udhëheqësit kishin shprehur besim për progres në përmirësimin e marrëdhënieve dhe në çështjen kyçe të denuklearizimit, gjatë bisedave që kanë pasur në kryeqytetin vietnamez, Hanoi.

“Dy udhëheqësit diskutuan mënyra të ndryshme sesi të avancohen konceptet e denuklearizimit dhe ato ekonomike”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders. “Megjithatë, asnjë marrëveshje nuk u arrit në këtë takim. Dy ekipet respektive shohin nga e ardhmja për një takim të radhës”.

Trump pritej të merrte pjesë në një “ceremoni të përbashkët nënshkrimi marrëveshjeje” me Kim Jong-unin në përfundim të bisedimeve të samitit të tyre, sipas asaj që kishte njoftuar Shtëpia e Bardhë më herët.

Të dy udhëheqësit u larguan nga vendi ku zhvilluan bisedimet, hotelin “Metropole” të ndërtuar që në epokën e kolonizimit francez, rreth orës 13:25 me atë lokale (07:25), pa u ulur në drekën e parashikuar të ishte e përbashkët, për t’u rikthyer në hotelet e tyre respektive.

Por, lajmi për ndryshimet në agjendë shkaktuan rënie të vlerës së Koresë së Jugut dhe tronditi tregjet rajonale aziatike të bursave.

Trump u shpreh për gazetarët se arsyeja pse nuk u arrit ndonjë marrëveshje është për shkak të kërkesave të Koresë së Veriut për të hequr sanksionet e vëna nga SHBA.

“Në thelb, ata donin që sanksionit të hiqeshin tërësisht, por ne nuk mund ta bënim këtë...”,u tha Trump gazetarëve, pasi bisedimet në kryeqytetin Hanoi të Vietnamin u ndërprenë.

Më herët gjatë ditës, Kim dhe Trump, të ulur përballë njëri-tjetrit në një tryezë konferencash, u shfaqën besimplotë për progres.

“Nëse nuk do të doja ta bëja këtë gjë, nuk do të isha këtu në këtë moment”, u tha Kim Jong-uni reporterëve të pranishëm përmes përkthyesve të tij, kur u pyet nëse ishte i gatshëm të dorëzonte armët bërthamore të vendit të tij.

Trump iu kundërpërgjigj duke thënë se “kjo ishte pikërisht përgjigjja më e mirë që reporterët mund të kishin dëgjuar ndonjëherë”.

Megjithatë, Kim nuk shpjegoi se për çfarë “denuklearizimi” e kishte ai fjalën, por shtoi se sapo kishte biseduar për hapat konkretë të radhës që duhen ndërmarrë.

Ndërkohë që Shtetet e Bashkuara kërkojnë që Koreja e Veriut të dorëzojë të gjithë arsenalin bërthamor dhe të heqë dorë nga programet raketore, Peniani kërkon heqjen e sanksioneve amerikane, sikurse edhe mbështetjen bërthamore për aleatët aziatikë si Koreja e Jugut apo Japonia.

Ky ishte samiti i dytë mes dy krerëve të shteteve, pas atij të parit në Singapor, në qershor të vitit të kaluar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...