Manjani: Presionin e ka qeveria, dialogu politik u dogj në 2017

E Enjte, 28 February 2019 09:54

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, shkruan se mes maxhorancës dhe opozitës nuk mund të ketë dialog, pasi parlamenti dhe qeveria që u prodhua në zgjedhjet e 2017, shkatërroi çdo skemë përfaqësimi dhe dialogu politik.

“Situata degradoi në këtë pikë, krejt natyrshëm pasi arroganca e maxhorancës fiktive nuk la më asnjë hapësirë dialogu. Fundja, po për të qenë të drejtë, opozitës mire ja bëri se me atë sjellje politike në zgjedhjet e fundit e meritonte. Arroganca nuk u ndal thjesht te opozita por u shtri ne popull. Prona, ekonomia, puna, të drejtat e liritë u dhunuan dhe u bënë të dhunueshme nga qeveria që kontrollon tashmë çdo gjë”,- shkruan Manjani.

Duke përmendur protestat e njëpasnjëshme, ai thotë se presionin e ka qeveria dhe që duhet të reagojë. ”Ky është ekstremi, ndaj njerëzit mblidhen sot në protestë me një fërshëllimë. Presionin në këto kushte e ka qeveria. Sa më shpejt ta kuptojë e të reagojë aq më mirë do jetë për të! Sa më shumë ta shtyjë reagimin, aq më mirë do jetë për opozitën. Kjo e fundit rrypin e pykën ka”.

Postimi i plotë i Ylli Manjanit:

Presionin e ka qeveria

————-

Për hir të drejtësisë së argumentit, duhet të biem dakord se rregulli i mbylljes së mandatit sipas afateve kushtetuese nga ana e qeverisë është i rëndësishëm. Gjithashtu çuarja e vendit në zgjedhje me qeveri që smban përgjegjësi politike nuk është një gjë e mirë. Në të shkuarën kemi patur modele shumë të këqija.

Nga ana tjetër, Opozita është gjithnjë legjitime të kërkojë largimin e qeverisë. Normaisht ajo nuk ka ngut, sepse kur vjen me ngut largohesh po me ngut. Puna është që parlamenti dhe qeveria që dolën pas zgjedhejve të 2017-ës, prishën çdo skeme llogjike përfaqësimi dhe dialogu politik. Fakt është që si hyri si nuk hyri opozita në parlament, nuk e ndryshon dot zhballancimin e pandershëm që u prodhua në ato zgjedhje.

Po për hir të fakteve zgjedhjet e 2017 u mbajtën jo në bazë të Kushtetutës dhe ligjit, por në bazë të një marrëveshje politike PD-PS. Ndalimi i koalicioneve ishte dëmtimi më i rëndë që ju bë zgjedhjeve dhe, së bashku me marifetet e formulës elektorale prodhuan këtë parlament, ku 48% bëhen si me magji 55%.

Situata degradoi në këtë pikë, krejt natyrshëm pasi arroganca e maxhorancës fiktive nuk la më asnjë hapësirë dialogu. Fundja, po për të qenë të drejtë, opozitës mire ja bëri se me atë sjellje politike në zgjedhjet e fundit e meritonte. Por arroganca nuk u ndal thjesht te opozita, por u shtri ne popull. Prona, ekonomia, puna, të drejtat e liritë u dhunuan dhe u bënë të dhunueshme nga qeveria që kontrollon tashmë çdo gjë!

Ky është ekstremi, ndaj njerëzit mblidhen sot në protestë me një fërshëllimë. Presionin në këto kushte e ka qeveria. Sa më shpejt ta kuptojë e të reagojë aq më mirë do jetë për të! Sa më shumë ta shtyjë reagimin, aq më mirë do jetë për opozitën. Kjo e fundit rrypin e pykën ka!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...