Ishin, panë dhe ikën!

E Enjte, 28 February 2019 18:26

Prokuroria mban në sirtar një dosje me rreth 60 CD përgjime mes eksponentëve të Partisë Socialiste dhe personave me precedentë penalë të cilët bashkëpunojnë në blerje të votave dhe shantazhim të të pabindurve.
Vota që blihen, votues që u merret karta e identitetit për të mos votuar, kryetarë bashkie të majtë që telefonojnë kriminelë për ti shpërblyer, të inkriminuar që nxirren nga burgu për të bërë fushatë elektorale, e të tjera veprime të tilla dëgjon nëpër bisedat e përgjuara.
Këtë në Shqipëri e di i madhe i vogël, por edhe jashtë Shqipërie e dinë, pasi ishte vetë OSBE-ja që raportoi se 20% të votave në Shqipëri janë blerë.
Ajo që s’ kuptohet është fakti që grupi i euro deputetëve i drejtuar nga raportuesi njëkohësisht përfaqësuesi i partive të majta në PE Knut Flakenstein nuk u bën përshtypje cenimi i vullnetit të shqiptarëve.
Ata shëtitën dje dhe sot nga një zyrë në tjetrën për të takuar krerët e partive politike në vend dhe këtë mesditë mbajtën tryezën për mediat. Një tryezë boshe e cila në fund nuk tha asgjë. Ajo që u vu re ishte indiferenca më të cilën u kalua kriza politike që ka kapur Shqipërinë, me opozitën që ka marrë një akt të paprecedentë, por të nevojshëm përballë një mazhorance e kapur në blerje të votave me para me prejardhje kriminale kryesisht nga trafiku i kanabisit dhe drogave të forta kokainë e heroinë.
Sa mund të kishte një zgjidhje kjo situatë, e pritur nga grupi i 7 euro parlamentarëve, duke patur parasysh vizitat 20 minutëshe nga një zyrë në tjetrën? Mundësitë në dukje ishin minimaliste, por edhe tryeza për mediat e konfirmoi këtë.
Vetëm një deklaratë e bërë nga Knut Flakenstein për një irritim të tijin nga deklarat e drejtueses së LSI-së Monika Kryemadhi që ishte shprehur se nuk do të kishte tërheqje përballë një qeverie kriminale.
Pra, Flakenstein u irritua pse opozita nuk i hap rrugë krimit. Sjellje e çuditshme nga një euro deputet që është edhe Raportues për Shqipërinë në Parlamentin Evropian. Atë e paska irrituar mos tërheqja e opozitës dhe nuk ndjehet aspak i shqetësuar për kanabisin shqiptar që ka marrë rrugët e BE-së.
Si ka mundësi që eurodeputetët nuk i shqetëson një Parlament i mbushur me kriminelë? Si ka mundësi që të dërguarit e PE-së nuk i shqetëson një kryetar partie që në Parlament futi përdhunues, trafikantë të drogës, hajdutë të taksave të shqiptarëve?
Si ka mundësi që flasin për një Reformë Drejtësie dhe nuk i shqetëson fakti se Prokurorja që u caktua me forcën e kartonit ende mban në sirtar përgjimet e eksponentëve të PS-së me bandat kriminale?
E habitshme se si këta raportues nuk i shqetëson fakti se me lekët e krimit, vullneti i shqiptarëve tjetërsohet dhe në pushtet qëndron po ky kryeministër i kapur bashkë me ministrin e tij më të dashur, Sajmir Tahirin, në kanabizimin e Shqipërisë.
Dhe një pyetje që eksperienca evropiane na lejon të mos presim një përgjigje nga Raporterët e sotëm, çdo të ndodhte në vendet e tyre nëse një deputet, një ministër, një kryeministër a një kryetar Bashkie do të kapej në biseda me banda kriminale duke shitur drogë e blerë vota?/ Redaksionale

Modifikuar më E Enjte, 28 February 2019 23:18
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...