Spaho: Nuk prisja që ndërkombëtarët të rreshtoheshin krah demokracisë

E Enjte, 28 February 2019 20:09

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho nuk priste që eurodeputetët e delegacionit të PE-së të rreshtoheshin krah demokracisë. Sipas nënkryetarit të PD-së, ata janë të panjohur me realitetin në Shqipëri.

I ftuar në studion e ABC News përballë gazetares Juli Xhokaxhi, ai theksoi se në këtë fazë të zhvillimeve politike presioni është hedhur gjithmonë mbi opozitën.

“Personalisht nuk kam pasur asnjë pritshmëri që do rreshtoheshin në krah demokracisë. Nuk po them në krah të opozitës, por po them në krah të demokracicsë . Së pari nuk kanë ardhur për këtë qëllim, por për të parë “progresin” që ka bërë vendi për hapjen e negociatave në Qershor të 2019-s. Dhe së dyti janë të panjohur me realitetin në Shqipëri. Nuk është e mundur ta njohësh në një apo dy ditë. Në këtë fazë të zhvillimeve politike në Shqipëri gjithmonë presioni është hedhur mbi opozitën për hir të stabilitetit. Sakrifikohet demokracia për hir të gjoja stabilitetit se duke shkatërruar demokracinë shkohet drejt destabilitetit. Këto vendet e këtij rajoni dhe veçanërisht Shqipëria e ka treguar qartazi se sa herë përqendrohesh në stabilitet rrënohet demokracia dhe shkohet drejt  destabilitetit”, tha Spaho.

Sa i përket deklaratës së eurodeputetit Kalem se zgjedhjet e 2017-s janë të ligjshme, Spaho vendosi të mos i komentonte ato pasi sipas tij faktet janë të qarta që zgjedhjet janë vjedhur. “Nuk dua të komentoj pozicionin e tyre sa kohë që faktet janë të qarta që zgjedhjet janë vjedhur. Këtë nuk e thotë opozita shqiptare, këtë e thotë shërbimi sekret gjermane. Kemi dosjen 339. Ka dy vjet që kjo dosje fle, e cila ka 400 disqe me përgjime. Është i përfshirë kryetari i Bashkisë së Durrësit, është i përfshirë, ish-ministri i Infrastrukturës, kryetari i Bashkisë së Elbasanit”, u shpreh nënkryetari i PD-së.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...